Vanda Kučera, eksperte e marketingut dhe reklamimit, në Forumin vjetor të USAID-it BMAP FORWARD 2023 foli për trendet në industrinë e mediave dhe marketingut që tashmë kanë ndikim në shoqërinë në tërësi.
Në prezantimin, të cilin patën mundësinë ta ndjekin pjesëmarrësit e forumit të sivjetëm, ajo foli për tregun e mediave në Ballkanin Perëndimor, si dhe për trendet që e formësojnë atë treg dhe që ndikojnë në rrjedhën dhe dinamikën e gazetarisë.
Po ju sjellim prezantimin e plotë në të cilin mund të dëgjoni më shumë rreth trendeve që lidhen me inteligjencën gjeneruese artificiale, transformimin e web 3, përdorimin e vazhdueshëm të videove të shkurtra, personalizimin e shërbimeve, mikroinfluencimin.
Vanda ju çon nëpër shtatë trende në të cilat do të duhet të përqendroheni kur komunikoni me brendet dhe audiencat.
Në vazhdim mund të shihni dhe dëgjoni paraqitjen e saj: