Heroinat tona

08.03.2022. / 09:26
Share
Autorica ilustracije Lejla Ahmedspahić
Autorica ilustracije Lejla Ahmedspahić
Autorica ilustracije Lejla Ahmedspahić

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe Muajin e Historisë së Gruas! Balkansmedia.org gjatë muajit mars do të shpalosë e do të veçojë disa nga miliona gra në media të cilat çdo ditë thyejnë barrierat dhe u trasojnë rrugën gjeneratave të reja të gazetarëve dhe punëtoreve të mediave. Programi i USAID-it i Ndihmës për Mediat e Ballkanit (BMAP), të cilin e implementon Internews në partneritet me FHI 360, ka kënaqësinë e veçantë  të mund të krenohet me bashkëpunimin me gazetaret, redaktoret e drejtoreshat e shkëlqyera të mediave në tërë Ballkanin. Kemi vendosur të bëhemi bashkë me ilustratoren Lejla Ahmedspahić, njërën nga ilustratoret që ka punuar edhe me projektin #ŽeneBiH ndërsa kanë krijuar 6 ilustrime për 6 punëtoret e mrekullueshme të mediave në Ballkan për t'ju njohur me gratë ne media edhe jashtë shteteve tuaja si dhe për t'u dhënë shpresë gjeneratave të reja të punëtoreve të mediave se ato nuk janë vetëm, se kanë mbështetje dhe se kanë bazë nga e cila mund të nisen. Një nga anët e këqija të historisë është edhe fakti se nga ajo vazhdimisht fshihen gratë të cilat kanë ndryshuar botën, por qëllimi ynë dhe i shumë të tjerëve është të mbajmë mend, të shkruajmë e t'i kujtojmë heroinat si ato të dikurshme ashtu edhe ato të kohës në të cilën po jetojmë. Kujtojmë edhe gazetaren e parë boshnjake Milena Mrazovia, gazetaren shqiptaro-amerikane Nexhmie Zaimi, gazetaren malazeze Zaga Berkuljan, gazetaren maqedone Veselinka Malinska si dhe gazetaren serbe Nada Marinković. Gratë në Ballkan zakonisht i gjejmë në rolin e gazetareve, e shumë rrallë në rolin e drejtoreshave, kryeredaktoreve dhe anëtareve të bordeve drejtuese të mediave. Ne duam t'ju paraqesim gratë të cilat, guximshëm sikurse ato para tyre, po i fshijnë kufijtë dhe po ndërtojnë disa rregulla të reja të veprimtarisë mediale në rajon.

Heroinat tona
ilustratoret Lejla Ahmedspahić

Vildana Selimbegović - Kryeredaktore dhe drejtoreshë, Oslobođenje, Bosnje dhe Hercegovinë

Marijana Bojanić – Drejtoreshë ekzekutive, TV Vijesti dhe Daily Press, Mali i Zi

Mirjana Milutinović - Drejtoreshë ekzekutive, Radio Kontakt Plus, Kosovë

Gordana Bjeletić – Kryeredaktore, Južne Vesti, Serbi

Jelena Vasić – Gazetare dhe koordinatore e projektit, KRIK, Serbi

Ana Anastasovska – Kryeredaktore e edicionit online, Sloboden Pečat, Maqedoni e Veriut

Ocijenite kvalitet članka