Balkansmedia.org gjatë muajit mars do të shpalosë e do të veçojë disa nga miliona gra në media të cilat çdo ditë thyejnë barrierat dhe u trasojnë rrugën gjeneratave të reja të gazetarëve dhe punëtoreve të mediave. Në bashkëpunim me ilustratoren Lejla Ahmedspahiq, nga ilustratoret që ka punuar në projektin #WomenBiH, do të keni mundësi të shihni 6 ilustrime të jashtëzakonshme për 6 punëtore të mrekullueshëm të mediave në Ballkan për t'ju njohur me gratë në media dhe jashtë vendit tuaj dhe për t'u dhënë shpresë brezave të rinj të punëtoreve të mediave se ato nuk janë vetëm, se kanë mbështetje dhe se kanë themele nga të cilat mund të fillojnë.
Sot po ju prezentojmë Gordana Bjeletiqin, kryeredaktoren e Juzne Vesti.
Arsimi dhe puna në media më kanë shëtitur në relacionin Pirot - Beograd - Novi Sad - Nish, që më ka mundësuar të njihem me njerëzit për të cilët punoj. Prandaj, kur krenohem se përveç që flas rrjedhshëm serbisht dhe anglisht, flas edhe pirotisht, nishisht, leskovakisht, vranjisht, novisadisht, beogradisht dhe shumë dialekte të tjera, para së gjithash e kam fjalën se sa është e rëndësishme kjo për mediumin tonë pavarësisht dialekteve që flasim dhe të gjithë na kuptojnë dhe e njohin misionin tonë. Ne kemi një ekip i të vendosurve të punojmë në interes të publikut dhe që pushtetarëve t'ua kujtojmë që ky është obligim i tyre.
Sa isha praktikante në të përjavshmen pirotase "Sloboda", gazetarët me përvojë më merrnin me vete kur përcillnin ngjarje të ndryshme, ata raportonin ndërsa unë vëzhgoja. Roli i vëzhgueses nuk ishte për mua sepse më pëlqente të shkruaj, dhe kështu ndodhi që teksti i parë që kam botuar të jetë koment.
"Pushteti nuk është për të sunduar, por për t'ju shërbyer. Që sot, qytetarë të dashur, unë jam shërbëtori juaj", tha në fjalën drejtuar bashkëqytetarëve deri dje ish, e pas dy ditësh sërish kryetari i zgjedhur i komunës Dimitrovgrad. Kështu fillonte teksti i parë i botuar.
Deklarata e politikanit lokal ishte frymëzim për komentin sepse asgjë që shihja në terren, kur bëhej fjalë për raportin mes përfaqësuesve të pushtetit dhe qytetarëve, nuk ishte në përputhje me të.
Megjithatë, në punën në media më pak komentoja e më shumë raportoja. Përpiqesha të shikoj me vëmendje, të arrij gjithkund, të dëgjoj mirë e të përcjell ashtu që të më kuptojnë të gjithë. Qoftë nëse isha në rolin tim të preferuar si reportere, prezantuese lajmesh, korrespondente, autore e emisioneve dhe intervistave politike, qoftë në rolin e redaktores, një gjë kishte rëndësi – a është e vërtetë ajo që po transmetojmë, sepse nuk ka vlerë më të madhe për një gazetar sesa besimi i njerëzve që na ndjekin dhe lexojnë atë që po raportojmë.
Misioni i Juzne Vesti nuk është të jetë shërbëtori i askujt, por është të ndërtojë besim me çdo kusht asisoji që, përkundër të gjitha rrethanave, gjithçka që publikohet, në çfarëdo forme, të jetë e saktë dhe e rëndësishme pikërisht për qytetarët.
