Heroinat tona: Jelena Vasiq

31.03.2022. / 09:06
Share
Jelena Vasić, Ilustracija Lejla Ahmedspahić
Jelena Vasić, Ilustracija Lejla Ahmedspahić
Jelena Vasić, Ilustracija Lejla Ahmedspahić

Balkansmedia.org gjatë muajit mars do të shpalosë e do të veçojë disa nga miliona gra në media të cilat çdo ditë thyejnë barrierat dhe u trasojnë rrugën gjeneratave të reja të gazetarëve dhe punëtoreve të mediave. Në bashkëpunim me ilustratoren Lejla Ahmedspahiq, nga ilustratoret që ka punuar në projektin #WomenBiH, do të keni mundësi të shihni 6 ilustrime të jashtëzakonshme për 6 punëtore të mrekullueshëm të mediave në Ballkan për t'ju njohur me gratë në media dhe jashtë vendit tuaj dhe për t'u dhënë shpresë brezave të rinj të punëtoreve të mediave se ato nuk janë vetëm, se kanë mbështetje dhe se kanë themele nga të cilat mund të fillojnë.

Sot ju prezentojmë me Jelena Vasiqin.

Jelena Vasiq, 31-vjeçare, është menaxhere e projektit në portalin hulumtues serb – KRIK. Më parë ka punuar si hulumtuese për rrjetin ndërkombëtar hulumtues të mediave, Organized Crime and Corruption Reporting Projec - OCCRP. Nga viti 2012 deri në prill të vitit 2015 ishte anëtare e ekipit medial të Qendrës për Gazetari Hulumtuese të Serbisë – CINS. Ka diplomuat në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, në degën e gazetarisë dhe komunikologjisë ndërsa shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e saj të lindjes, Ljubovija.

Në prill të vitit 2015 Vasiq  me një grup gazetarësh të tjerë, ka themeluar Rrjetin për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit – KRIK, organizatë jofitimprurëse e themeluar për përmirësimin e skenës mediale në Serbi. Grupi ka parë nevojën për një organizatë të tillë të pavarur mediale e cila do t'u mundësonte liri të plotë të punës dhe vendimmarrjes, meqë shumica e mediave ekzsituese ose kontrolloheshin nga jashtë ose nuk ishin aq aktive. KRIK-u sot është portali më i popullarizuar hulumtues në Serbi, që merret ekskluzivisht me zbulimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të pushtetit.

Si anëtare e ekipit hulumtues në KRIK, derisa punonte edhe si gazetare dhe menaxhere, Vasiq mori një numër çmimesh vendore e ndërkombëtare. Sot ajo udhëheq ekipin e projektit të KRIK-ut i cili është përgjegjës për mbledhjen e fondeve, dhe vetëm kohë pas kohe punon si gazetare hulumtuese – thjesht për argëtim apo për t'u ndimuar kolegëve/eve. U pa se një ekip gazetarësh të rinj e të fuqishëm mund ta menaxhonte vetëm një ish-gazetar/e që i kupton problemet dhe nevojat e tyre.

Në gjashtë vitet e para të punës, ekipi i KRIK-ut publikoi mbi 80 storie hulumtuese për lojtarët më të fuqishëm në "lojë" – presidentë, ministra, kryetarë komunash e narkobosë. Po në këtë periudhë, KRIK-u zhvilloi tri databaza unike dhe të shpërblyera online: Baza e aseteve të politikanëve, pastaj "Libri i zi", që paraqet të dhëna për vrasjet e kryera në territorin e Serbisë dhe Malit të Zi që u ngjajnë likuidimeve mafioze, dhe në fund "Vendos ai që gjykon", databazë për gjyqësorin serb. Gazetarët/et e KRIK-ut, duke përfshirë Vasiqin, kishin privilegjin të ishin pjesëmarrësit e vetëm nga Serbia në hulumtimet e njohura globale si Panama Papers, Paradise Papers dhe FinCEN Files. Në dhjetor të vitit 2017 KRIK-u hapi portalin e parë për zbulimin e lajmeve të rreme në Serbi, RasKRIKavanje. Të gjitha këto projekte Jelena Vasiq i ka udhëhequr për KRIK-un, ndërsa kënaqet me trajnimin e gazetarëve të rinj si nga vendi ashtu edhe nga rajoni.

Ekipi i KRIK-ut vazhdon me punën e suksesshme, përkundër shumë fushatave shpifëse kundër tyre si dhe presioneve të ndryshme, derisa numri i lexuesve të KRIK-ut arrin në gjysmë milion në muaj.

Jelena Vasić, Ilustracija Lejla Ahmedspahić
Ilustratoren Lejla Ahmedspahić
Ocijenite kvalitet članka