Balkansmedia.org gjatë muajit mars do të shpalosë e do të veçojë disa nga miliona gra në media të cilat çdo ditë thyejnë barrierat dhe u trasojnë rrugën gjeneratave të reja të gazetarëve dhe punëtoreve të mediave. Në bashkëpunim me ilustratoren Lejla Ahmedspahiq, nga ilustratoret që ka punuar në projektin #WomenBiH, do të keni mundësi të shihni 6 ilustrime të jashtëzakonshme për 6 punëtore të mrekullueshëm të mediave në Ballkan për t'ju njohur me gratë në media dhe jashtë vendit tuaj dhe për t'u dhënë shpresë brezave të rinj të punëtoreve të mediave se ato nuk janë vetëm, se kanë mbështetje dhe se kanë themele nga të cilat mund të fillojnë.
Javën e kaluar ju njohëm me Vildana Selimbegoviqin, ndërsa sot po ju prezentojmë heroinën tonë Marijana Bojaniq drejtoreshë ekzekutive e televizionit Vijesti dhe Daily pressit, në kuadër të së cilës funksionojnë e përditshmja Vijesti dhe portali Vijesti.
Mediat me markën Vijesti janë mediat me besueshmërinë më të madhe. Televizioni Vijesti, në të cilin ajo ishte redaktore, prej vitesh është televizioni më i ndjekur në Mal të Zi, ndërsa portali, që nga themelimi i tij, ka qenë padyshim më i lexuari në këtë vend për një dekadë.
Kadiq Bojaniq ka diplomuar në Fakultetin Filozofik. Karrierën e saj e nisi si gazetare për të përjavshmen Monitor në vitin 1999. Ajo ka fituar disa çmime. Ajo mori çmimin për gazetari hulumtuese nga Instituti i Medias në vitin 2005. Çmimi i Filantropisë Iskra asaj iu dha në vitin 2012, derisa çmimin për menaxheren më të mirë e mori në vitin 2017. Merret me punë humanitare dhe është aktiviste mjedisore. E martuar, nënë e tre fëmijëve.
Karrierën e saj si gazetare e nisi në vitin 1999 në të përjavshmen Monitor, ndërsa nga viti 2008 punon në TV Vijesti.
"Kalimi nga e përjavshmja me një ritëm të caktuar në një mënyrë pune në televizion ku ritmi është më i shpejtë, ishte sfidë në vetvete", thotë Marijana. Ajo thekson gjithashtu se mundësia për të provuar forma të ndryshme të gazetarisë televizive ishte kënaqësi, por edhe sfidë e re.
"Kështu e kuptoj edhe vendin e ri të punës", thekson Marijana. Ajo nuk është rob i formave, nuk punon vetëm atë që e ka "në përshkrimin e vendit të punës" por zgjeron shtrirjen e punës dhe interesimin e saj.
"Mendoj se kjo është mirë edhe për mua, por edhe për shtëpinë ku unë punoj", thotë Marijana.
Marijana shprehet se nuk është gjithmonë e lehtë që gjithçka të përshtatet me një jetë familjare shumë aktive, me kohën që ia kushton djemve Davidit dhe Nikshës, vajzës Iskrës, bashkëshortit, nënës, miqve dhe të njohurve, hobive, gatimit që është terapia e saj e preferuar kundër stresit, udhëtimeve që atyre u pëlqen t'i bëjnë. "Orari im është gjithmonë i mbushur, dhe ndonëse është mjaft e vështirë të arrij gjithçka, kam zgjedhur këtë mënyrë jetese dhe jam në kërkim të sfidave të reja", thotë Marijana.
