Vesna Alaburic: Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës Sërpska paraqesin rrezik për të gjithë qytetarët

19.07.2023. / 10:50

Shpifja, me pak fjalë, është bërja publike e një deklarate të rreme për një person që dëmton reputacionin e atij personi.

Një numër i madh i padive për shpifje janë drejtuar kundër shkrimeve të mediave.

Kuvendi i Republikës Sërpska do të mblidhet këtë javë me agjendën e Projektligjit i cili synon të kriminalizojë shpifjen, nëse miratohet. Miratimi i tij do të kufizojë më tej lirinë e shprehjes në Republikën Sërpska edhe më tej.

"Nga projektligjet aktuale në RS shihet qartë se pushteti dëshiron t'i disiplinojë gazetarët dhe mediat. Prandaj, këto zgjidhje legjislative nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë si vazhdim i praktikës demokratike që lindi rreth 20 vjet më parë kur u dekriminalizua shpifja.

Dispozitat ekzistuese paraqesin kërcënim real dhe serioz për lirinë e mediave në RS, por edhe në BeH dhe më gjerë, për shkak të zbatimit të Kodit Penal jashtë entitetit, dhe kundërshtimi im kryesor ndaj këtyre zgjidhjeve legjislative është se propozuesi nuk respekton kriterin e interesit publik, dhe ky është pikërisht kriteri që duhet të jetë vendimtar në kryerjen e punës së gazetarit, pikësëpari për lirimin e mediave dhe gazetarëve nga përgjegjësia për përmbajtjen që ata publikojnë" – thotë ekspertja e ligjit të mediave, Vesna Alaburic.

Është fakt se ky ligj vlen jo vetëm për mediat dhe gazetarët, por edhe për të gjithë qytetarët, jo vetëm në RS, por edhe më gjerë. Prandaj, çdo qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se në qoftë se kritikon qeverinë e RS-së, ai mund të ndiqet penalisht. Ky ligj përbën rrezik për të gjithë.

Dëgjoni në vijim Vesna Alaburicin, e cila foli në Forumin vjetor të BMAP Forwards Media për miratimin e mundshëm të këtij ligji dhe problemet që do të sjellë tkurrja e fjalës së lirë.

Më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen dhe domethënien e neneve të Projektligjit ka paraqitur për Media.ba Dejan Lucka, avokat dhe drejtor i Qendrës banjallukase për të drejtat e njeriut.

Vlerësoni cilësinë e artikullit