Heroinat tona: Mirjana Milutinoviq

18.03.2022. / 10:49
Share
Ilustracija Lejla Ahmedspahić
Ilustracija Lejla Ahmedspahić
Ilustracija Lejla Ahmedspahić

Balkansmedia.org gjatë muajit mars do të shpalosë e do të veçojë disa nga miliona gra në media të cilat çdo ditë thyejnë barrierat dhe u trasojnë rrugën gjeneratave të reja të gazetarëve dhe punëtoreve të mediave. Në bashkëpunim me ilustratoren Lejla Ahmedspahiq, nga ilustratoret që ka punuar në projektin #WomenBiH, do të keni mundësi të shihni 6 ilustrime të jashtëzakonshme për 6 punëtore të mrekullueshëm të mediave në Ballkan për t'ju njohur me gratë në media dhe jashtë vendit tuaj dhe për t'u dhënë shpresë brezave të rinj të punëtoreve të mediave se ato nuk janë vetëm, se kanë mbështetje dhe se kanë themele nga të cilat mund të fillojnë.

Sot ju prezentojmë heroinën tonë Mirjana Milutinoviq, drejtoreshë e radios Kontakt Plus nga Mitrovica e Veriut.

Mirjana Milutinoviq, ka lindur më 20. 12, 1973, në Mitrovicën e Veriut, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme.

Ka studiuar në Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Serbe në Universitetin e Prishtinës. Për një periudhë të shkurtë ka punuar në arsim.

Edhe pse radioja si medium e ka tërhequr që në rininë e saj të hershme dhe adoleshencë, ajo kurrë nuk u përpoq të provonte veten në atë punë, në radhë të parë për shkak të natyrës së saj, e cila nuk përkon me aspiratën për paraqitjet publike, por edhe për shkak të mundësive të kufizuara mediale në atë kohë.

Megjithatë, me ndryshimin e rrethanave dhe planeve jetësore, pas konfliktit në Kosovë në vitin 1999 ajo nis punën në media.

Programi argëtues i mbrëmjes, programi i mëngjesit, redaktore e programit të mëngjesit, gazetare e redaksisë, kryeredaktore – kështu pakashumë ndryshonin me shpejtësi punët që ajo punonte. Ajo ishte korrespondente e radios ANEM dhe B92.

Në nëntor të vitit 2004, u emërua drejtoreshë e Radio Kontakt Plus nga Mitrovica e Veriut. Për t'iu përkushtuar plotësisht punëve të menaxhimit, përkatësisht drejtimit dhe menaxhimit në media, ajo hoqi dorë nga karriera e saj prej korrespondentes.

Kontakt Plus Radio po bëhet një nga mediat më të rëndësishme në Kosovë, para së gjithash për shkak të raportimit profesional, dhe për shkak të programeve dhe projekteve specifike tematike që zhvillon, e të cilat promovojnë vlera të vërteta individuale dhe shoqërore dhe lidhje ndërkulturore, që është veçanërisht e rëndësishme për rajonin nga ku raporton.

Redaksia e radios Kontakt Plus që nga viti 2012 redakton edhe portalin informativ www.radiokontaktplus.org.

Ajo ka kryer shumë trajnime dhe shkolla në fushën e gazetarisë, marketingut, menaxhimit dhe drejtimit të mediave. Trajnimet janë organizuar nga USAID/IREX Kosovë, INTERNEWS Kosovë. Deutsche Welle, BBC, OSBE, ANEM, Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë, Medienhilfe etj.

Mirjana është edhe kryetare e rrjetit KOSMA (rrjet i radiostacioneve nga Kosova që transmetojnë në gjuhën serbe). Është e martuar dhe është nënë e tre fëmijëve.

 

Mirjana Milutinovic
Ilustrimi nga Lejla Ahmedspahiq

 

Ocijenite kvalitet članka