Balkansmedia.org gjatë muajit mars do të shpalosë e do të veçojë disa nga miliona gra në media të cilat çdo ditë thyejnë barrierat dhe u trasojnë rrugën gjeneratave të reja të gazetarëve dhe punëtoreve të mediave. Në bashkëpunim me ilustratoren Lejla Ahmedspahiq, nga ilustratoret që ka punuar në projektin #WomenBiH, do të keni mundësi të shihni 6 ilustrime të jashtëzakonshme për 6 punëtore të mrekullueshëm të mediave në Ballkan për t'ju njohur me gratë në media dhe jashtë vendit tuaj dhe për t'u dhënë shpresë brezave të rinj të punëtoreve të mediave se ato nuk janë vetëm, se kanë mbështetje dhe se kanë themele nga të cilat mund të fillojnë.
Të parën që po e prezentojmë është Vildana Selimbegoviq.
Vildana (Fuad) Selimbegoviq, e lindur në Travnik në vitin 1963, ka mbaruar gjimnazin në Travnik dhe Fakultetin e Shkencave Politike (Gazetarisë) në Sarajevë.
Nga viti 1988 deri në vitin 1994 ka punuar në Večernje novine (Sarajevë), nga viti 1994 deri në vitin 2008 në revistën Dani ku ishte redaktore, ndihmëskryeredaktore, zv/kryeredaktore dhe redaktore përgjegjëse, redaktore ekzekutive, zëvendësdrejtoreshë dhe në dy raste kryeredaktore (2000 - 2003 dhe 2005 - 2008).
Për punën dhe angazhimin e saj profesional dy herë është shpallur Gazetarja e Vitit në përzgjedhjen e Grave 21 (1997 dhe 2001), ndërsa në vitin 1998 nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e SHBA-së u shpërblye për kontributin e dhënë në zhvillimin e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Nga tetori i vitit 2008 ajo është kryeredaktore e gazetës Oslobođenje. Në vitin 2015 është shpërblyer në SHBA me mirënjohjen e SAIS-it për gazetarinë hulumtuese, në vitin 2017 nga shoqata italiane Giavere mori shpërblimin për kontributin e saj në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në të njëjtin vit u shpall Gazetarja e Vitit në BeH.
