Adobe Express: Vegla online për krijimin e dizajneve për rrjetet sociale

12.01.2023. / 09:15

Vegla online Adobe Photoshop - Adobe Express - është krijuar për t'u lehtësuar përdoruesve të paketës Adobe krijimin e grafikëve dhe dizajneve të animuara për rrjetet sociale. Më parë vegla njihej si Adobe Spark, ndërsa në vitin 2021 kompania e ribrendoi atë në Adobe Express. Atë mund ta përdorni në çfarëdo pajisje. Kështu, Adobe Express hyn në garë me vegla prestigjoze për krijimin e përmbajtjeve vizuale për rrjetet sociale, si Canva, PicMonkey, CapCut dhe shumë të tjera.

Si shumica e veglave të ngjashme online, çdo gjë që ju krijoni mund të ngarkohet direkt në rrjetet sociale në Facebook, Youtube, Twitter e të tjera.

Adobe Express përfshin vegla dhe efekte për tekst, imazh, shtresa dhe përzgjedhje, të gjitha ato elemente që ju nevojiten për punë më të bukur dhe më të lehtë.

Aplikacioni është në dispozicion për iPhone, iPad, telefona Android dhe tableta Windows. Mund të gjendet në Microsoft Store dhe të instalohet në hapësirën e punës së Windowsit me sistemin Windows 8 apo më të ri. Photoshop Express Editor ofron një varg mundësish për përmirësimin e fotografive.

Në vend se t'i ndryshoni fotografitë online, Adobe ju mundëson që këtë ta bëni në telefonin apo tabletin tuaj.

via GIPHY

Krijimi i dizajnit atraktiv për publikun tuaj

Me Adobe Express, ju mund të krijoni efekte të tekstit të animuar për të tërhequr publikun në mënyrë vizualisht tërheqëse. Zgjidhni mes efekteve të ndryshme të animacioneve të tekstit për të zgjedhur atë që i përshtatet dizajnit tuaj të përgjithshëm.

Gjithashtu mund të krijoni kolazhe fotografish në pak sekonda. Mund të zgjidhni një nga shabllonet dhe të organizoni fotografitë tuaja brenda tyre. Përveç kësaj, mund të bëheni edhe më kreativ duke shtuar tekst, imazhe ose disa ikona për ta bërë kolazhin tuaj të plotë.

Kjo vegël ka edhe mundësinë për të hequr sfondin, e kjo bëhet thjesht, njësoj si në Canva. Mjafton të zgjidhni fotografinë nga e cila dëshironi të largoni sfondin, dhe të zgjidhni opsionin Heq sfondin, dhe në pak sekonda fotografia juaj nuk do të ketë më sfond.

Mund të ndryshoni skemën e ngjyrave dhe imazheve, të përpunoni fotografi. Po ashtu, mund të shtoni elementet e brendit tuaj (logon, ngjyrat, llojin e fontit) për ta bërë dizajnin tuaj më të personalizuar.

Së fundmi është shtuar një opsion i ri për të krijuar orarin e postimeve tuaja në rrjetet sociale, por kjo është në dispozicion vetëm për përdoruesit Premium.

adobe express

Ndër opsionet që janë gjithashtu në dispozicion në këtë vegël është edhe mundësia e konvertimit nga formati në format: JPG, PNG, SVG, GIF, MP4 ose FORMAT PDF.

Përparësitë dhe mangësitë

Kjo vegël ka shumë përparësi, duke përfshirë lehtësinë e përdorimit, disponueshmërinë në 15 gjuhë, lehtësinë për fillestarët dhe jodizajnerët, 2 GB hapësirë në versionin falas, planifikuesin për rrjetet sociale, brendimin, qindra animacione dhe sfonde, dhe 30 ditë të qasjes falas në planin premium.

Edhe pse është vegël shumë e dobishme me një numër të madh karakteristikash, ajo që është përmendur si mangësi është se nuk është redaktor i përsosur videosh, por vetëm redaktor fotosh.

Me të nuk do të mund të krijoni video për Reels ose TikTok, ose do të mundeni, por si segmente të ndara, si skenë, por nëse dëshironi video më të gjatë atëherë do t'ju duhet t'i shkrini ato në një program tjetër.

Ajo që gjithashtu e veçon atë nga veglat e tjera në kontekstin e mangësive është se shumica e karakteristikave në dispozicion janë për versionin me pagesë, dhe kështu vegla bëhet e papërballueshme për një numër të madh përdoruesish.

Pasi e kam provuar këtë vegël për krijimin e Reelsëve të thjeshtë, dhe duke parë se nuk mund t'i shkrija të gjithat në një video, unë do t'i jepja preferencë Canvës për krijimin dhe xhirimin e videove për rrjetet sociale.

Sa kushton

Adobe Express është në dispozicion falas me mijëra shabllone, fotografi, fonte dhe opsione të tjera të shkëlqyeshme. Versioni falas është në dispozicion me 2 GB kapacitet për ruajtje.

Por, nëse dëshironi t'u qaseni opsioneve premium ju duhet ta rinovoni planin tuaj.

Plani premium i Adobe Expressit do t'ju kushtojë 9,99 dollarë në muaj. Duke blerë plan vjetor premium, ju mund të kurseni deri në 16% duke paguar 99,99 dollarë.

Plani premium do t'ju japë qasje në mbi 160 milionë fotografi në Adobe stock dhe 20.000+ fonte të licencuara. Po ashtu, do të merrni 100 GB të hapësirës në cloud.

Para se të blini versionin premium, ju mund ta testoni softuerin me një qasje 30-ditore falas.

Ocijenite kvalitet članka