Dhjetë platforma për menaxhimin dhe optimizimin e postimeve në mediat sociale

21.05.2024. / 08:53

Postimi në disa media sociale disa herë në ditë mund të marrë kohë. Menaxherët e mençur të mediave sociale përdorin softuerin e menaxhimit të mediave sociale për të planifikuar përmbajtjen dhe për të automatizuar publikimin. Veglat për menaxhimin e mediave sociale mund t'u mundësojnë përdoruesve të publikojnë, monitorojnë dhe menaxhojnë të gjitha rrjetet e tyre të mediave sociale nga një panel i vetëm kontrolli.

Ka shumë vegla për planifikimin e postimeve në mediat sociale dhe zgjedhja varet nga nevojat, buxheti dhe preferencat tuaja. Për disa vegla kemi shkruar më parë, dhe më poshtë po ju japim një përmbledhje të dhjetë veglave të popullarizuara, nga të cilat besojmë se do të gjeni të paktën njërën që është e përshtatshme për ju.

Sprout Social

Platforma Sprout Social u mundëson përdoruesve të ndërtojnë dhe forcojnë marrëdhëniet në mediat sociale. Platforma ofron një gamë të gjerë veglash për dëgjim, publikim, angazhim, analitikë dhe avokim. Atë e përdorin kompanitë dhe agjencitë për të përmirësuar angazhimin, për të optimizuar proceset dhe për të rritur kënaqësinë e klientit. Sprout Social është një nga liderët globalë në menaxhimin e mediave sociale dhe analitikë.

CoSchedule

CoSchedule është vegël që kombinon planifikimin e postimeve në mediat sociale me planifikimin e blog përmbajtjes. Ideale për ata që duan t'i integrojnë postimet e mediave sociale me blog strategjinë e tyre. Ju ndihmon të shkruani dhjetëra tituj që vlejnë për t'u klikuar.

Hootsuite

Hootsuite është një nga veglat më efektive dhe më të njohura të menaxhimit të mediave sociale e që është edhe falas. Nëse dëshironi të lehtësoni dhe përshpejtoni punën e përditshme të menaxhimit të faqeve sociale, nga planifikimi i postimeve deri në analizimin e performancës së atyre postimeve, kjo vegël mund të jetë e duhur për ju.

Buffer

Buffer është platformë e thjeshtësuar softuerike, intuitive e menaxhimit të mediave sociale së cilës i besojnë brendet, bizneset, agjencitë dhe individët për të ndihmuar në arritjen e angazhimit kuptimplotë dhe rezultateve në mediat sociale. Buffer ka paketën e produkteve për publikime, angazhime, analitikë dhe punë ekipore. Produktet e tyre janë shqyrtuar me kujdes dhe janë përsosur për t'u ndihmuar tregtarëve dhe ekipeve të mediave sociale që të punojnë në mënyrë më efikase dhe efektive.

Planoly

Planoly është planifikues i përmbajtjes së mediave sociale i besuar nga mbi 8 milionë krijues të përmbajtjes për të ndërtuar ndjekës të mediave sociale. Me veglat për krijimin e përmbajtjes të krijuara për t'ju ndihmuar të menaxhoni çdo pjesë të strategjisë suaj sociale, do të keni gjithçka që ju nevojitet për të rritur biznesin tuaj. Planoly ofron frymëzim për përmbajtjen, veglat e planifikimit vizual, postimin automatik në Instagram, LinkedIn, TikTok, YouTube (përfshirë YouTube Shorts!), Facebook, X (ish-Twitter) dhe Pinterest, dhe mënyra inovative për të rritur vazhdimisht biznesin tuaj në një hapësirë të efektshme pune.

Later

Later është platformë e planifikimit të mediave sociale që u mundëson përdoruesve të planifikojnë dhe caktojnë postimet e mediave sociale në platforma të shumta, duke përfshirë Instagramin, Facebookun, Twitterin dhe Pinterestin. Posedon vegla për planifikim dhe radhitje që lehtësojnë vizualizimin e menaxhimit të mediave sociale. Ofron edhe modifikimin e fotografive, publikimin e storieve dhe më shumë. Fillimisht u zhvillua për Instagram, por që atëherë e ka zgjeruar funksionalitetin e tij për të kënaqur edhe platformat e tjera të mediave sociale.

MeetEdgar

MeetEdgar është vegël e shpejtë, e lehtë dhe e përballueshëm për menaxhimin e mediave sociale. Ajo është dizajnuar për freelancerë, sipërmarrës, biznese të vogla dhe ekipe të mediave sociale. Me të mund të planifikoni përmbajtje dhe postime për të krijuar, planifikuar dhe automatizuar përmbajtjen e mediave sociale në platforma të ndryshme nga një panel i vetëm veprimesh. Ndryshe nga planifikuesit e tjerë që fshijnë përmbajtjen tuaj pasi të publikohet, MeetEdgar e ruan përmbajtjen tuaj në një bibliotekë të pakufizuar. Vegla mund të nxjerrë nga kjo bibliotekë për të ripërdorur përmbajtjen e vjetër, duke u siguruar që kurrë të mos ju mbarojnë idetë.

Sendible

Sendible, menaxheri i mediave sociale, ka qenë këndejpari që nga viti 2008. Thjeshtoni marketingun e mediave sociale për mediumin tuaj. Frymëzohuni nga promocioni sezonal dhe planifikoni vizualisht përmbajtjen në kalendar. Posedon një optimizues të integruar të imazhit për secilën platformë të mediave sociale dhe integrimin e Canvas dhe Pexelsit për krijimin e grafikave të reja.

Loomly

Loomly është platformë e menaxhimit të mediave sociale që është e lehtë për t'u përdorur, e fuqishme dhe e përballueshme. Ofron kalendarë të shumëfishtë, shabllonë të rrjedhës së punës, integrime, analiza dhe më shumë për krijues, brende, agjenci dhe tregtarë.

Publer

Publer është platformë e menaxhimit të mediave sociale që ju mundëson të bashkëpunoni, planifikoni dhe analizoni postimet tuaja në Facebook, Instagram, Threads App, TikTok, Twitter / X, Mastodon, LinkedIn, Pinterest, Google Business, YouTube, WordPress dhe Telegram. Me këtë vegël mund ta thjeshtoni praninë tuaj në media sociale dhe të siguroni radhitje konsistente të postimeve.

Ku duhet ta orientoni vëmendjen kur zgjidhni platforma

Pas shqyrtimit të dhjetë platformave që përdoren shpesh, këtu janë disa udhëzime themelore që duhen marrë parasysh kur zgjidhni platformën e menaxhimit të mediave sociale. Është e rëndësishme t'i keni parasysh disa faktorë thelbësorë për të zgjedhur atë që funksionon më mirë për biznesin tuaj.

Mund të jetë e vështirë të vendosni se cila vegël e menaxhimit të mediave sociale është e duhura për ju për shkak të numrit të madh të opsioneve të softuerit në dispozicion. Mënyra më e mirë për të zgjedhur veglën e duhur është të filloni duke vendosur prioritetet dhe qëllimet tuaja kur bëhet fjalë për mediat sociale. Për sa media sociale po krijoni përmbajtje? Sa orë në javë dëshironi t'u kushtoni mediave sociale? Sa nga buxheti juaj dëshironi ose mund të ndani për një menaxher të mediave sociale? Pasi t'u përgjigjeni këtyre pyetjeve, do të jetë më e lehtë t'i eksploroni opsionet e softuerit që do t'u përshtaten prioriteteve tuaja.

Nëse menaxheri i mediave sociale ka kufizime të caktuara, siç është numri i postimeve ose numri i platformave për një çmim të caktuar, dhe gjithçka tjetër tarifohet shtesë, atëherë shikoni se sa rrjete keni, sa postime do të planifikoni dhe sa para do të ndani për secilin nga softuerët e ofruar.

Meqë shumicën e menaxherëve mund t'i provoni për një kohë të kufizuar, kjo mund të jetë mënyrë e shkëlqyer për të parë se si funksionojnë ata, çfarë ndërfaqe kanë, a hutoheni duke punuar me atë vegël. Kështu do të vlerësoni më mirë nëse ju përshtatet një menaxher i tillë.

Vlerësoni cilësinë e artikullit