GIMP - Vegël e hapur softuerike pa pagesë për përpunimin e fotografive

11.05.2020. / 10:26

Techradar nga mesi i marsit ka testuar dhe ka ranguar vegla open source dhe pa pagesë për përpunimin e fotografive dhe ka bërë një listë prej veglave më të mira për vitin 2020. 

Qoftë nëse kërkoni alternativë plotësisht të zhvilluar të Photoshop-it për përpunime më të avancuara, qoftë ndonjë vegël më të thjeshtë e cila me një klik do t'i optimizojë fotografitë tuaja, këto vegla mund t'ju mundësojnë diçka të tillë. Lista e veglave në fjalë gjendet në këtë link ndërsa ne sot do t'ju paraqesim veglën e cila zuri vendin e parë në këtë listë, e ajo është GIMP (The GNU Image Manipulation Program)
Pavarësisht se a jeni dizajner grafik, fotograf apo ndonjë profesionist tjetër, GIMP mund t'ju ofrojë vegla të sofistikuara për kryerjen e punëve tuaja. Produktivitetin tuaj mund ta përmirësoni tutje përmes GIMP-it duke iu falënderuar shumë opsioneve që ofron kjo vegël.

Edhe pse nuk është vegël e re, GIMP është një prej veglave të hapura softuerike më të njohura dhe më të mirëmbajtura. Kjo vegël është falas dhe shpesh krahasohet me fuqinë e përpunimit të fotografive që ka Adobe Photoshop.

GIMP ka mbështetje të kufizuar për shtresa, filtra dhe përmirësim automatik të fotografive. Vegla gjithashtu lehtëson krijimin e elementeve të reja të dizajnit grafik dhe fotografinë vërtet mund ta ngritni në nivel tjetër me anë të shkarkimit të shtojcave të krijuara nga komuniteti i gjerë o GIMP-se me kod të hapur.

Sikurse vegla Photoshop, GIMP gjithashtu nuk është për fillestarë, por secili që ka dëshirë të merret me përpunimin e fotografive përmes tutorialëve të cilët mund t'i gjejë në faqen e tyre apoYoutube mund të përvetësojë punën dhe sigurisht do t'i çmojë mundësitë e saj.

d
 
Vegla ka shtresa, brusha shumë të adaptueshme, filtra dhe vegla automatike për përmirësimine  fotografisë dhe mbështetje për një numër të madh shtojcash (disa janë të parainstaluara, ndërsa të tjerat mund të shkarkohen). Komuniteti aktiv i GIMP-it do të thotë se kjo vegël zhvillohet vazhdimisht, derisa të gjitha gabimet ndreqen shumë shpejt. E gjithë kjo e bën këtë vegël pa pagesë përpunuese të shkëlqyer të fotografive, e cila është shumë më e mirë se shumë programe komerciale. 

GIMP vjen me mundësi të jashtëzakonshme të zgjedhjeve dhe montazhës, me mënyra të ndryshme retushimi të fotografive, me prerje, me vegla për uljen e shushurimës dhe adaptimin e ngjyrave, me brusha të adaptueshme, me gradientë e me shumë e shumë opsione të tjera. Vegla përmban shumë shtresa maskash, lakore brezier, filtra, madje edhe një paketë animacionesh.

Për ta përdorur, duhet ta instaloni në kompjuterin tuaj. Ekziston versioni për Microsoft Windows, macOS e Linux. 

Në uebfaqen e tyre gimp.org mund të gjeni mjaft informacione jo vetëm për aplikacionin, por edhe tutorialë, si dhe mënyra se si t'i kontriboni zhvillimit të këtij aplikacioni.

Ocijenite kvalitet članka