InterviewJS: Mënyrë tjetër e shpalosjes së intervistave

23.12.2020. / 12:54
Share
InterviewJS
InterviewJS Interface
InterviewJS

InterviewJS është vegël e kodit të hapur e cila i përcjell gazetarët/et në procesin e krijimit të përmbatjes inovative përmes bisedave në chat. Këtë vegël e ka zhvilluar Al Jazeera ndërsa e ka financuar Fondi për iniciativëe e lajmeve digjitale. Bëhet fjalë për një vegël open source e cila është falas.
Përmes këtij aplikacioni ju mund të krijoni profile të bashkëbiseduesve me të cilët paraprakisht keni zhvilluar intervistë dhe të bashkëngjitni shkëmbime interaktive të porosive duke kombinuar tekste, video, harta, audio, grafikonë apo çfarëdo lloji tjetër të përmbajtjes.
Qëllimi i krijimit të një aplikacioni të këtillë ishte ofrimi i një përvoje interesante dhe gjithëpërfshirëse të rrëfimit përmes formatit të intervistës. Publiku gjithnjë e më rrallë dëshiron të lexojë formate klasike të intervistave, ata duan më shumë interaktivitet dhe vizualizim – e këtë e ofron pikërisht kjo vegël.

InterviewJS i vë lexuesit në qenër të stories duke u bërë të mundur që të kenë (në dukje) kontakt të drejtpërdrejtë me të intervistuarit përmes chat-it. Chat-i i skriptuar është chat interaktiv i bazuar në shkëmbimin e vërtetë të intervistës apo skriptës të cilën e ka dizajnuar gazetari/ja. Lexuesve u duket se komunikojnë drejtpërdrejt me të intervistuarin, e në fakt përgjigjet i marrin përmes puermbajtjes që ka krijuar gazetari/ja. Dallimi është se pyetjet e parashtruara përcaktojnë radhitjen e përmbajtjes së përgatitur në skenar. Chat-et e tillë mundësojnë çfarëdo përmbajtje, dhe lexuesi mund të kërkojë e të marrë jo vetëm tekste, por edhe linkë, fotografi, video, harta apo pjesë të tjera përbërëse të intervistës.
Intervistat mund të ngjiten në portalin tuaj dhe të shpërndahen në rrjetet sociale.
Veglën mund ta shfrytëzoni duke hapur një profil për të cilin ju nevojitet vetëm adresa juaj elektronike. Më pas do të futeni në procesin e krijimit të stories përmes zhvillimit të personazheve. Vegla mundëson krijimin e disa bashkëbiseduesve njëkohësisht, e që është një gjë e mirë kur shkruani për disa tema që përfshijnë më shumë bashkëbisedues. Ka mundësi të zgjedhni edhe ngjyrën e reve të tekstit për personalizim më të madh.
Pas krijimit të bashkëbiseduesve të intervistës suaj, mund të bashkoni elemente të stories duke përdorë materialet nga intervista juaj. Lexuesve mund t'u ofroni pyetjet paraprakisht, dhe t'u lini mundësinë të klikojnë në ndonjërën nga pyetjes dhe të marrin përgjigje apo t'u lini mundësinë t'i shtrojnë vetë pyetjet. Përgjigjet vijnë nga baza e përmbajtjes suaj të cilën e keni vendosur paraprakisht.
Në faqen InterviewJS miund të gjeni edhe këshilla se si të krijoni sa më mirë storiet me ndihmën e veglës InterviewJS, si dhe shembuj të ndryshëm se si mund të duket krejt kjo. Me këtë vegël, gazetarët kanë mundësinë të shfrytëzojnë sa më shumë nga materialet e intervistës, e në anën tjetër, me planifikimin e duhur, vizitorët e portalit tuaj mund të kenë qasje më të personalizuar në përmbajtjen tuaj.

Ocijenite kvalitet članka