Ju sjellim pesë gjeneratorë automatikë të titrave të cilët mund t'ju lehtësojnë punën

15.12.2022. / 08:47

Videot dhe audiot ishin dhe mbesin pjesë përbërëse e gazetarisë. Qoftë nëse flasim për audiot përgatitore nga të cilat gazetarët do të krijojnë tekste artikujsh, apo për xhirimin e videove dhe audiove për podcaste – për të gjitha këto formate kryesore është një gjë, e kjo është të barten bisedat nga audioja dhe videoja në tekst.

Ky proces mund të jetë i mundimshëm dhe i ngadalshëm kur bëhet me dorë, kështu që në këtë proces do të ndihmojnë shumë vegla që ekzistojnë sot, të cilat përdorin inteligjencën artificiale për të transkriptuar ose titruar automatikisht audio ose video deklaratat tuaja.

Sot, titrimi i videove është bërë i domosdoshëm, sepse shumë përdorues, veçanërisht ata në rrjetet sociale, nuk dëgjojnë audio, por shikojnë video dhe lexojnë titra. Titrimi është gjithashtu i rëndësishëm për përmbajtje më inkluzive mediale.

Disa vegla që tashmë i kemi shpalosur, si Veed.io dhe Kapwing, përveç që fillimisht janë aplikacione për redaktimin online të videove, kanë sistem jashtëzakonisht të zhvilluar për krijimin e automatizuar të titrave dhe transkripteve. Sot po ju sjellim një pasqyrë të shkurtër të pesë gjeneratorëve të tjerë automatikë të të folurit në tekst (speech to text) që do ta bëjnë këtë pjesë të punës më të lehtë për ju.

EasySub

EasySub

 

EasySub është gjenerator automatik inteligjent i thjeshtë dhe praktik. Ai ka mbi 95% saktësi të transkriptimit dhe ofron përkthim falas të titrave shumëgjuhëshe. Po ashtu, mbështet redaktim të lehtë të videove, shkarkime me shumë formate të titrave dhe eksport të videove, gjë që mund t'u shërbejë në mënyrë të përsosur krijuesve të videove.

EasySub gjithashtu ofron modifikim të lehtë online të videove, duke përfshirë video klipe falas, duke shtuar vula, ndryshim të ngjyrave të sfondit, rezolucionit, eksportimin dhe shkarkimin e videove.

Mbështet transkriptimin dhe përkthimin në më shumë se 150 gjuhë, duke përfshirë shqip, boshnjakisht, malazezisht, kroatisht, maqedonisht dhe serbisht.

Opsionet e kësaj vegle mund t'i testoni falas për video deri në 30 minuta.

Flixier

Flixier

 

Gjeneratori automatik onilne i titrave i Fliksierit ju mundëson që videot tuaja t'i bëni më tërheqëse, të rritni shtrirjen dhe t'i bëni videot tuaja të kërkueshme. Nuk keni nevojë të shkarkoni ndonjë softuer sepse të gjithat i bëni në shfletues.

Kjo vegël nuk është vetëm gjenerator i titrave, por edhe redaktor i videove, dhe kështu ju do të jeni në gjendje të shkurtoni dhe të prisni video me të. Është shumë e lehtë për t'u përdorur, dhe nëpërmjet funksioneve drag-and-drop, ju do t'i lëvizni lehtësisht të gjitha elementet, si dhe të futni video klipe.

Titrat e integruara të lëvizjeve, tranzicionet dhe thirrjet për aksion janë pjesë përbërëse e kësaj vegle dhe këto mund t'i personalizoni me lehtësi. Posedon mbi 2 milionë audio, video dhe imazhe të integruara, dhe shumica e karakteristikave janë në dispozicion në versionin falas.

Maestra

Maestra

Me redaktorin e titrave të Maestras, ju mund të ndryshoni lehtësisht titrat tuaja të gjeneruara automatikisht dhe të përktheni automatikisht titrat në më shumë se 50 gjuhë të huaja pa asnjë kosto shtesë.

Me këtë redaktor, ju mund të transkriptoni videot dhe audiot tuaja, të titroni dhe të shtoni zë automatik.

Kjo vegël është e përsosur për krijimin e videove për YouTube, Facebook, Instagram apo edhe për rezolucione të përshtatura. Pasi ta përfundoni videon, atë mund ta shpërndani direkt nga redaktori në cilindo rrjet social.

Meqë redaktori i videove Maestra është i bazuar në shfletues, atij mund t' qaseni në çdo kompjuter, nga çdo vend. Projektet tuaja kopjohen në cloud, dhe kështu gjithçka që duhet të bëni është të hyni në llogarinë tuaj dhe të vazhdoni të punoni me videot tuaja në shtëpi, punë ose në lëvizje.

SubtitleBee

SubtitleBee

 

SubtitleBee njeh dhe titron në më shumë se 120 gjuhë anembanë botës, duke përfshirë gjuhët nga hapësirat e Ballkanit Perëndimor. Vetëm zgjidhni gjuhën e videos suaj para se të ngarkoni videon dhe lëreni SubtitleBee të bëjë magjinë duke shtuar titra në gjuhën e videos suaj.

Për shumicën e gjuhëve, algoritmi ka saktësi të madhe për zbulimin e zërit tuaj dhe shtimin e titrave automatike në përputhje me këtë. Po ashtu, mund të përktheni titra nga një gjuhë në tjetrën duke përdorur inteligjencën artificiale.

Me këtë vegël, ju mund të transkriptoni edhe audiot tuaja.

HappyScribe

happyscribe

Për veglën Happy Scribe kemi shkruar tashmë, por kjo vegël definitivisht ia vlen të gjendet në mesin e këtyre pesë aplikacioneve për titrim.

Happy Scribe është softuer online që përshpejton procesin e transkriptimit duke përdorur mekanizmat automatikë të njohjes së të folurit. Kjo është vegël e madhe e përdoruesve për gjenerimin e titrave që ofron saktësi shumë të madhe të titrave. Ajo formatizon titrat tuaja për t'iu përshtatur brendit tuaj. Mund të zgjedhni më shumë opsione dhe të përgatitni videon tuaj për publikim. Po ashtu, ju mund të shkarkoni drejtpërdrejt videon me titrat e integruara. Vegla mbështet edhe gjuhën shqipe, malazeze, kroate, maqedone e serbe.

Përmes titrimit, ju mund të tërhiqni publik të gjerë e kjo vegël do t'ju ndihmojë në këtë drejtim.

Pasi transkriptimi juaj të jetë gati, shkarkojeni atë në llojlloj formatesh, duke përfshirë dokument Word ose PDF, për ta shtuar atë në faqen tuaj, për ta ndarë me ekipin tuaj, ose për ta shfrytëzuar për ndonjë artikull.

Mund të personalizoni ngjyrën, fontin dhe stilin e titrave, që ato t'u përshtaten mediumit tuaj dhe identitetit vizual të videos suaj.

Të gjitha këto vegla mjaft mirë mund të përmbushin nevojat tuaja të transkriptimit dhe titrimit të videove, e në shumë raste edhe të audiove. Dallimi i vetëm është çmimi si dhe sasia e transkriptimit të lejuar për një paketë. Disa nga këto vegla më shumë u përshtaten gazetarëve të pavarur, por shumica parasheh edhe paketa për redaksi më të mëdha e më të vogla. A e keni provuar ndonjërën prej këtyre veglave, apo ndonjë tjetër? Na tregoni përvojën tuaj.

Ocijenite kvalitet članka