Krijoni newsletterë me veglën e thjeshtë SendInBlue

28.02.2023. / 09:25

 

Newsletterët (buletinët) ofrojnë një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe personale për të komunikuar me publikun. Duke u dërguar buletinë abonentëve tuaj, redaksitë mund t'i anashkalojnë algoritmet e kërkimit dhe të mediave sociale që mund të kufizojnë mbulueshmërinë e përmbajtjes suaj.

Buletinet mund të ndihmojnë në ndërtimin e një publiku besnik duke u dhënë lexuesve përmbajtje ekskluzive, rekomandime të personalizuara dhe pasqyra të procesit redaktues brenda redaksive. Kjo mund të ndihmojë për të rritur angazhimin dhe besnikërinë e lexuesve. Buletinët gjithashtu mund të tërheqin trafikun në faqet e redaksive dhe t'i rrisin të ardhurat nëpërmjet reklamave ose abonimit. Duke e pasuruar buletinin me linkë me artikuj dhe përmbajtje multimediale, lexuesit nxiten të klikojnë në faqe dhe të përfshihen në përmbajtjen e redaksisë.

Përmes disponueshmërisë së analizës së buletinit dhe të të dhënave mbi lexueshmërinë, angazhimin dhe preferencat, redaksitë marrin një pasqyrë të rëndësishme të nevojave të publikut. Këto të dhëna mund t'u ndihmojnë redaksive të kuptojnë më mirë publikun e tyre dhe të përshtatin përmbajtjen e tyre për t'iu përshtatur nevojave të tyre.

Buletinët mund të jetë vërtet vegël e vlefshme për redaksitë dhe organizatat mediale që duan të lidhen me publikun, të ndërtojnë publik besnik, të rrisin trafikun dhe të ardhurat, dhe të krijojnë besueshmëri dhe autoritet në fushat e tyre.

SendINBlue, vegla për krijimin e buletinëve

Vegla për krijimin e biltenëve SendInBlue është zgjidhje softuerike e bazuar në cloud ose SaaS që u ndihmon organizatave dhe individëve të krijojnë dhe t'u dërgojnë buletinë abonentëve të tyre. Ajo ofron një sërë karakteristikash dhe veglash të dizajnuara për ta bërë procesin e krijimit të buletinëve sa më të lehtë dhe sa më efikas.

Disa nga karakteristikat kyçe të kësaj vegle përfshijnë modelet e personalizueshme, automatizimin e marketingut, analitikën e detajuar dhe integrimin me veglat e popullarizuara të palëve të treta si WordPress.

Vegla ka ndërfaqe të thjeshtë me të cilën, përmes teknikës drag and drop, ju do të mund të përshtatni me lehtësi segmentet e buletinit tuaj. Ajo ofron një varg opsionesh të formatimit dhe stilit, si dhe aftësinë për të shtuar përmbajtje multimediale si imazhe, video, dhe linkë të mediave sociale.

Vegla përfshin edhe shabllonë të personalizueshëm, gjë që mundëson krijimin e shpejtë dhe të lehtë të buletinëve me dukje profesionale. Shabllonët janë tërësisht të personalizueshëm, duke u mundësuar përdoruesve të shtojnë markën, logot dhe ngjyrat e tyre.

Funksioni A/B i testimit është një tjetër vegël e dobishme për optimizimin e efikasitetit të buletinëve të dërguar përmes emailit. Me testimin A/B përdoruesit mund të krijojnë më shumë versione të buletinëve të tyre dhe t'i testojnë ato për të parë se cili sillet më mirë.

Analitika e detajuar dhe raportimi gjithashtu janë tipari kryesor i veglës për buletinë SendInBlue. Vegla u ofron përdoruesve një varg të dhënash dhe pasqyrash të buletinëve të tyre. Këto të dhëna mund të përdoren për optimizimin e buletinëve të ardhshëm dhe për të përmirësuar efikasitetin e tyre të përgjithshëm.

Si të krijoni buletinë në veglën SendInBlude

Para se të filloni të krijoni buletinë, do t'ju duhet të regjistroni dhe të krijoni profilin tuaj. Këtë do ta bëni thjesht nëpërmjet emailit tuaj.

Pasi të keni krijuar profilin tuaj të përdoruesit dhe të jeni regjistruar, së pari do t'ju ofrohen paketa shërbimi, duke filluar nga ato me pagesë deri tek ato falas.

Ne kemi vendosur të testojmë versionin falas, i cili ofron dërgimin e buletinit tuaj në 300 adresa në ditë, shabllonë të personalizueshëm, redaktor drag & drop, dhe fushata SMS dhe WhatsApp.

Para se të filloni të krijoni fushatë të re, do t'ju duhet të shkruani kontaktet e njerëzve të cilëve po ua dërgoni buletinin. Këtë mund ta bëni manualisht, mund të ngarkoni fajlin tuaj të kontakteve në formate standarde me tabela ose thjesht të kopjoni dhe të ngjitni të dhënat nga softueri juaj për tabela (Excel, Google Spreadsheets, etj). Pasi t'i fusni të dhënat, do të pyeteni nëse ato përputhen me GDPR-në.

ew

Pasi ta keni zgjedhur paketën, dhe pasi t'i keni futur kontaktet, do t'ju hapet ndërfaqja SendINBlue, ku në këndin e djathtë do të mund të klikoni për krijimin e fushatës së re.

Pasi të zgjidhni një nga dukjet e sugjeruara të buletinit, do t'ju duhet të shkruani titullin, nëntitullin dhe tekstin e qartë të buletinit dhe të zgjidhni një listë të njerëzve të cilëve do t'ua dërgoni atë. Nëse dëshironi, që aty mund të zgjidhni një nga modelet dhe kështu të filloni të krijoni buletinin tuaj të parë.

Ndërfaqja është vërtet e ngjashme me veglat e tjera për krijimin e buletinëve, dhe opsioni drag and drop e bën të lehtë për të futur karakteristika të ndryshme, si kutitë me tekst, titullin, imazhin, logon, butonat e mediave sociale, linkët html, stilet e ndryshme të shfaqjes së tekstit dhe imazheve / videove, shtimin e headersëve dhe footersëve, navigacionin e kështu me radhë.

via GIPHY

Pasi të keni futur të gjitha elementet që duhet të përmbajë buletini juaj, jeni gati ta dërgoni atë.

Buletinin mund ta dërgoni menjëherë ose të zgjidhni kohën dhe ditën e dërgimit sipas zgjedhjes suaj.

Shikoni se si duket buletini që ne krijuam për disa minuta, i cili është edhe në tri gjuhë. 

via GIPHY

Vegla SendInBlue Newsletter duket të jetë zgjidhje e thjeshtë për krijimin dhe dërgimin e buletinëve përmes emailit. Gama e gjerë e karakteristikave dhe integrimit, e kombinuar me lehtësinë e përdorimit, e bën këtë vegël një zgjedhje të shkëlqyer për këdo që kërkon të përmirësojë përpjekjet e tyre të marketingut përmes emailit.

Ocijenite kvalitet članka