Krijoni scrollytelling storie vizualisht tërheqëse me platformën Vev

22.11.2023. / 11:01

Teknika scrollytelling në gazetari përbën një formë relativisht të re të shkrimit dhe rrëfimit. Scrollytellingu është teknikë që tregon një storie vertikalisht ose horizontalisht dhe mbështetet në përdorimin e një vargu elementesh multimediale si video, grafikë, kuize dhe interaksione që gradualisht zbulojnë storien përmes lëvizjes.

Teknika lindi si përgjigje ndaj ndryshimeve në mënyrën se si përdoruesit konsumojnë përmbajtje në internet. Format tradicionale tekstuale të artikujve u bënë më pak tërheqëse, derisa publiku prirej gjithnjë e më shumë drejt skrollimit të shpejtë të përmbajtjes në pajisjet e tyre. Për të tërhequr vëmendjen e publikut, mediat filluan të përdorin gjithnjë e më shumë teknikën scrollytelling që lejon zbulimin gradual të stories përmes skrollimit ose lëvizjes. Kjo teknikë u bë e popullarizuar sepse u mundëson gazetarëve t'i përcjellin në mënyrë kreative informatat tek audienca përmes storieve dinamike dhe interaktive.

Kjo teknikë ka shumë përparësi, ndërsa më e rëndësishmja është që publiku kalon më shumë kohë me një storie. Vitin e kaluar kemi folur për mediumin Vidi Vaka nga Maqedonia e Veriut dhe vendimin e tyre për futjen e scrollytellingut për të shpalosur storie. Atëbotë, bashkëthemeluesi i Vidi Vakas, duke iu referuar rritjes së kohës së shpenzuar për artikullin, tha: "Koha e përgjithshme mesatare në webfaqe është rritur në 7 minuta e 13 sekonda nga 1 minutë e 24 sekonda para storieve tona në formatin e scrollytellingut. Shkalla e braktisjes së faqes ra nga 76% në 43% vetëm me këto dy storie".

Scrollytellingu i bën informatat më të lehta për t'u kuptuar, pasi teksti, imazhet, grafikët dhe mediumet e tjera përdoren së bashku për të ilustruar më mirë temën e stories. Kjo teknikë gjithashtu u mundëson gazetarëve të tregojnë storie me elemente gjeografike, duke përdorur harta dhe elemente vizuale për ilustrim. Si rezultat i kësaj, scrollytellingu është bërë vegël e domosdoshme për mediat që kërkojnë të tërheqin, edukojnë dhe angazhojnë audiencat e tyre në epokën digjitale.

Vegla Vev për scrollytelling

Vev është vegël që ofron elemente të gatshme të paraqitjes së një artikulli ose faqeje në formatin scrollytelling, andaj është e përshtatshme edhe për ata që nuk kanë përvojë të madhe programimi. Në vitin 2017, Vevin e themeluan tri krijues të cilët donin që webin ta bënin një vend më të bukur. Sot, Vevin e përdorin krijuesit nga e gjithë bota.

Platforma ofron vegla të ndryshme pë rrëfim vizual si dhe elemente të gatshme të radhitjes. Kjo do të thotë se ju thjesht mund të tërhiqni dhe të lëshoni karakteristika të avancuara në dizajnin tuaj, duke përfshirë:

Në vend të përdorimit të veglave të ndryshme, këtu në një vend keni mundësinë të kurseni kohën dhe paratë tuaja për të krijuar narrativa të mrekullueshme vizuale.

Vev gjithashtu ju jep lirinë që storien tuaj ta publikoni kudo – të integruar në CMS, të lidhur me webfaqen ekzistuese apo të hostuar përmes Vevit.

Si ta përdorni veglën Vev

Para se të filloni me përdorimin e të gjitha përparësive të saj, duhet të regjistroheni me emailin tuaj.

Pasi ta bëni këtë, do t'ju mirëpresë ekrani fillestar ku keni mundësinë të filloni të krijoni artikullin tuaj apo ndonjë formë tjetër të projektit ose të futni dizajne të parapërgatitura statike nga Figma të cilat do të shndërrohen në elemente të koduara.

vev

Ne kemi zgjedhur një nga propozimet në bazë të të cilit e kemi prodhuar këtë artikull.

Kur të klikoni në Start from scratch, do t'ju hapet një dritare ku duhet të zgjidhni se për cilin format dëshironi të krijoni dizajn. Poshtë gjendet lista e propozimeve të cilat mund t'i shfrytëzoni për t'i përshtatur në bazë të atij dizajni të stories suaj.

vev1

Në fillim do t'ju hapet Magjistari i cili do t'ju prijë nëpër të gjitha funksionet në dispozicion, e që gjithsesi mund të jetë e dobishme për të zotëruar më mirë të gjitha funksionet dhe për t'i shfrytëzuar maksimalisht përparësitë e kësaj vegle.

via GIPHY

Thjesht mund të shtoni tekstin tuaj në propozimet e gatshme të dizajnit, ndërsa përmes punës direkte në përmbajtjen e pranishme vizuale mund t'i ndryshoni tranzicionet, mënyrat se si paraqiten fotografitë si dhe elementet e tjera vizuale, dhe nuk do t'ju duhet të mendoni se si do të duket gjithçka në fund, sepse rezultati juaj shihet menjëherë përpara jush ndërsa punoni.

Pasi të keni mbaruar me përgatitjen e përmbajtjes suaj vizuale, klikoni në Publish project, ku do t'ju ofrohen opsione për publikimin e artikullit tuaj.

vev2

Opsionet të cilat ju ofrohen janë mundësia që linkun e krijuar i cili është i hostuar në platformën Vev ta kopjoni dhe ta përdorni linkun në tekst, apo mund të merrni kodin dhe ta integroni në artikullin tuaj. Para se të klikoni për të kopjuar linkun apo kodin, do t'ju duhet që brenda platformës Vev të publikoni dizajnin tuaj që ai të jetë në dispozicion publik.

Cili është çmimi i kësaj vegle

Vegla është në dispozicion falas, por me vulë të tejdukshme të platofmës Vev në këndin e poshtëm djathtas. Vegla është vërtet e pasur me funksione të llojllojshme, me të cilat do të mund të krijoni storie të hatashme scrollytelling.

Kur flasim për versionet me pagesë, paketat janë të krijuara në bazë të nevojave tuaja, nga ato individuale tek ato organizative, nga ato projektore tek ato profesionale.

Në këtë link mund ta shihni pasqyrën e detajuar të të gjitha funksioneve të cilat ofrohen në versionin me pagesë dhe atë falas.

***

Shikoni këtu e si duket kjo storie e krijuar në platformën Vev.

Vlerësoni cilësinë e artikullit