Pageflow: Vegla për krijimin e storieve multimediale

09.09.2020. / 14:08

Veglat të cilat mund të ju ndihmojnë me krijimin e storieve rrëfyese janë më se të mirëseardhura në gazetari. Që storiet të cilat dëshirojmë t'i tregojmë të jenë sa më cilësore e më të plota, veglat me ndihmën e të cilave mund të kombinoni tekstin, fotografitë, videot dhe grafikat mund të jenë shumë të rëndësishme.

Vegla Pageflow mund t'ju ofrojë pikërisht këtë.  Ndryshe nga shumica e programeve të tjera për rrëfim, Pageflow është me kod të hapur, andaj kodin mund ta zgjeroni nëse dëshironi funksione shtesë. Kjo vegël gjithashtu ju mundëson hosting-un e produkteve të gatshme në serverin tuaj apo me Pageflow, gjë që mund të jetë shumë e dobishme për mediat të cilat dëshirojnë të tregojnë shkathtëistë e rrëfimit pa u lodhur fort rreth hosting-ut.

"Qëllimi ishte të dizajnohet një vegël për rrëfimin e storieve për gazetarët digjitalë e cila u mundëson të gjithëve t'i transformojnë video përmbajtjet, fotografitë, audiot dhe tekstet në storie të shkëlqyere vizuele dhe raporte digjitale në tërë ekranin" – tregojnë në faqen e tyre.

Tregoni storien tuaj në hollësi

Pageflow është vegël user-friendly për krijimin e storieve multimediale. Nëse dëshironi ta eksploroni storien në detaje, Pageflow mund t'ju ndihmojë shumë ta prezentoni atë multimedialisht. Me një varg hapash të thjeshtë përmes futjes së elementeve të ndryshme multimediale në storie.

Ajo ju ofron një sërë opsionesh modulare ndryshe nga shumica e veglave të tjera multimediale për rrëfimin e storieve. Pageflow i shpalos fotografitë dhe videot në tërë ekranin dhe i kombinon bashkë me tekstin. Kjo do të thotë se nëse dëshironi të keni raport atraktiv vizual, përmbajtja mediale duhet të jetë cilësore (videot, fotografitë, grafikonët...).
Këtë aplikacion e përdorin shumë kompani e organizata, ndërsa mediat të cilat e kanë parë këtë vegël si të dobishme dhe e përdorin në punën e tyre janë Al Jazeera, Sky, Deutschlandradio, e shumë të tjera.

Pageflow në ndërkohë po shfrytëzohet gjitnjë e më shumë për publikime korporative dhe u mundëson gazetarëve dhe rrëfyesve online të aplikojnë gjithnjë e më shumë elemente interaktive të rrëfimit, siç janë videot 360°, hotspots, grafikonët dhe hartat në shumë storie.

Vegla ofron 13 module dhe shumë funksione për krijim dhe publikim të lehtë të storieve interaktive multimediale dhe përmbajtje audiovizuale. Ajo i përshtatet shpejt çdo madhësie të ekranit dhe pajisjes. Të gjitha funksionet e përmirësojnë performancat e adaptuara për pajisjet mobile, dhe ofrojnë përvojë të rrjedhshme dhe të duhur me të gjitha platformat moderne.

E shkëlqyer për punë ekipore në redaksi

Ekipet redaktoriale, grupet e gazetarëve mund të punojnë së bashku. Menaxhimi i integruar i përdoruesve u mundëson ekipeve redaktoriale të punojnë së bashku me lehtësi. Administratorëve dhe redaktorëve mund t'u jepen role dhe të drejta të ndryshme për të mundësuar menaxhim të lehtë të shumë llogarive.

Rezultatet përfundimtare të publikimit të storieve përmes veglës Pageflow vërtet duken të mahnitshme, sikurse storia të cilën e ka bërë Al Jazeera, apo storia në Deutche Welle.

Versioni provues i programit është falas. Ekziston një numër paketash për versionet me pagesë të cilat kushtojnë nga 8,5 deri në 399 dollarë.

Ocijenite kvalitet članka