Piktochart – Vegla për komunikim vizual

14.02.2022. / 07:59

Komunikimi vizual është praktikë e përdorimit të elementeve vizuale për bartjen e mesazhit – ajo nxit ndryshime apo prodhon emocione. Përmes dizajnit krijohet mesazhi i cili motivon dhe angazhon, derisa me përdorimin e elementeve grafike dizajni vetvetiu bart mesazhe në mënyrë të qartë e atraktive.

Komunikimi vizual efikas duhet të jetë po aq tërheqës sa edhe informues.

Komunikimi vizual faktikisht është përzgjedhja e elementeve të duhura (zakonisht teksteve, ikonave, formave, imazheve dhe të dhënave vizuale) për krijimin e domethënies për publikun tuaj.

Për të përdorur komunikimin vizual për shpalosjen e informatave gazetarëve do t'u nevojiten njohuri shtesë për krijimin e përmbajtjes vizuale. Fatmirësisht sot ekzistojnë një varg veglash vizuale të krijuara për përdorim shumë të thjeshtë të cilat çdo gazetari do t'ia lehtësojnë këtë proces. Shpesh shkruajmë për vegla të ndryshme të cilat shërbejnë që informatat apo të dhënat paraqiten vizualisht në mënyrë sa më të thjeshtë.

Pictochart për paraqitjen vizuale të informatave

Piktochart është aplikacion i bazuar në cloud i cili përdoruesve u mundëson përpunim të thjeshtë të vizualizimeve të ndryshme. Përdoruesit mund të integrojnë harta interaktive, grafikonë, video dhe hipelinkë në infografikën e Piktochartit.

Kjo vegël online është e fuqishme por e thjeshtë për përdorim që i mundëson secilit të krijojë infografika dhe lloje të tjera dizajni, nga raportet e slajdet e deri te posterët e fletushkat.

Vegla është krijuar për punë digjitale, por mund të përdoret edhe në shtyp sepse i dedikohet shfrytëzimit profesional. Kjo do të thotë se cilësia është e lartë dhe e pasur me karakteristika. Andaj, funksionon mirë për print.

Piktochart është pjesë e ofertës së shtuar të veglave digjitale që edhe atyre me shkathtësi të dizajnit grafik u mundëson krijimin e infografikave mbresëlënëse. Ka kontrolle vërtet të thjeshta dhe karakteristika të cilat do t'i kuptojë çdo publik.

Piktochart mund të jetë shumë i dobishëm për gazetarët në procesin e komunikimit vizual me publikun. Meqë është aq i thjeshtë për përdorim, ofron mënyrë për punë të shpejtë duke i shndërruar informatat në përmbajtje interesante.

Nga fletushkat e posterët e deri te grafikonët e storiet, vegla ka shtrirje të madhe opsionesh funksionale të cilat mund t'i përzgjedhni, e meqë është online ajo vazhdimisht avancohet dhe përmirësohet.

via GIPHY

Si funksionon Piktocharti?

Përpunimin e çfarëdo vizuali mund ta nisni me ndonjërin prej shablloneve. Kjo vegël ka zgjidhje të gatshme shumë të pasura në të cilat nevojitet vetëm të futet teksti. Mund të ndryshoni e të shtoni media të ndryshme edhe në shabllonet e gatshme. Mund të shtoni ikona, fotografi e fonte të ndryshme. 

Produkti final mund të eksportohet si PNG, PDF apo si PowerPoint nëse përdorni versionin me pagesë.

Sikurse shumica e veglave të ngjashme, që në fillim mund të zgjedhni formatin me të cilin do të përgatisni vizualet tuaja – nga formati për rrjetet sociale, fletushkat, e deri te prezentimet e kështu me radhë.

Piktochart ka disa karakteristika të shkëlqyera, të qasshme për të dyja versionet, falas dhe me pagesë (versioni Pro). Një karakteristikë që mund të gjendet në të dy versionet është mundësia e shpërndarjes së drejtpërdrejtë të projekteve në rrjetet sociale.

Posedon mundësinë e përpunimit ekipor, dhe mund të jetë e shkëlqyer për punë në grup.

Tuturialet janë në dispozicion sikurse te shumica e veglave të ngjashme, dhe për krejt që ju intereson do të mund të shihni se si bëhet dhe shumë thjesht të përvetësoni shkathtësi të reja. Po ashtu, mund të frymëzoheni përmes galerisë së tyre shumë të pasur të zgjidhjeve të ndryshme kreative.

Pictochart përdoret në mënyrë aktive në qarqet arsimore, dhe me ndihmën e tij do të mund të krijoni kurrikula të mahnitshme.

Në Piktochart mund të futeni me shumë lehtësi. Së pari duhet të shkoni në pictochart.com dhe në këndin e djathtë lart të klikoni në Sign Up. Pastaj do t'ju ofrohet opsioni që të regjistroheni me llogarinë tuaj në Gmail apo Facebook. Dhe tashmë jeni në Piktochart dhe të gatshëm të prodhoni zgjidhje vizuale kreative.

as

Dallimet mes Piktochartit dhe Canvës

Në përgjithësi, Canva ka më shumë karakteristika, integrime, lloje të përmbajtjes, shabllone të gatshme me pamje profesionale (420,000+). Nga ana tjetër, nëse kërkoni një vegël të thjeshtë posaçërisht për krijimin e infografikave, prezentimeve dhe raporteve, Piktochart është opsioni i duhur për ju. Funksioni i tij kompakt i hartave ju mundëson që të dhënat tuaja komplekse t'i ktheni në storie vizuale. Madje mund të shtoni edhe të dhënat tuaja të Excelit nga kompjuteri juaj, e këtë nuk miund ta bëni në Canva.

Canva, ndryshe nga Piktocharti, ka aplikacion për përdorim celular (megjithëse jo fort të përshtatshëm), derisa Piktocharti nuk ka aplikacion. Sa i përket çmimit, Canva është pak më e lirë se Piktocharti, ndërsa as plani Premium nuk është aq i shtrenjtë dhe kushton 12.99 dollarë. Po ashtu, versioni falas është më i kufizuar në Piktochart. Në përgjithësi, të dy veglat i kanë përparësitë dhe mangësitë e tyre, por mund të jenë shumë të dobishme për paraqitjen vizuale të përmbajtjes mediale.

Sa kushton

Piktochart ofron çmime për përdorim profesional dhe për përdorim ekipor. Por, ekziston edhe një nivel standard që e ofron versioni falas.

Me versionin falas mund të keni pesë projekte aktive, 100 MB hapësirë për ruajtje dhe bartje të imazheve, shabllone, imazhe, ilustrime e ikona të pakufizuara, harta dhe grafika të pakufizuara, si dhe mundësinë e shkarkimit në formatin PNG.

Versioni pro kushton 14 dollarë në muaj për anëtar dhe do t'ju vijnë 100 GB hapësirë për bartjen e imazheve, heqja e vulës, përmbajtja e pakufizuar vizuale, eksporti në PDF apo PowerPoint, mbrojtja me fjalëkalim, skemat personale të ngjyrave dhe fonteve, si dhe vizuale të organizuara në harta.

Versioni Team u përshtatet nevojave të ekipit, dhe nga kjo varet edhe çmimi i shërbimit.

Nëse jeni organizatë jofitimprurëse, e që ndodh me mediumet më të vogla, kjo vegël ofron çmimet me zbritje për versionin Pro, dhe në vend të 168 dollarëve në muaj për një anëtar, çmimi do të jetë 38,99 dollarë në muaj për një anëtar/e.

Në vazhdim shikoni interfacein e veglës Piktochart dhe karakteristikat që i ofron dhe që mund t'i përdorni për të krijuar vizuale të shkëlqyera, kreative e atraktive.

 

Ocijenite kvalitet članka