Platforma Wochit për krijimin e videove narrative

17.08.2021. / 12:45
Share
Wochit interfejs
Wochit
Wochit interfejs

Sot tregimi i rrëfimeve përmes videove prodhon angazhim, ndikim dhe shtrirje më të madhe te publiku në internet.  Koncepti i rrëfimtarisë në fushën e gazetarisë është temë aktuale dhe shumë e përhapur, gjë që pasqyrohet te një numër gjithnjë e më i madh i redaksive që përvetësojnë formate narrative për të shpalosur përmbajtjet e tyre. Peisazhi medial nga fundi i viteve të nëntëdhjeta e deri më sot ka ndryshuar shumë. Resurset për prodhimin e storieve mediale më nuk përfshijnë vetëm tekste dhe fotografi, por edhe audio, video dhe animacione. Me kombinimin e këtyre formateve krijohen storie multimediale. Prandaj sot posedimi i shkathtësive të krijimit të storieve multimediale është tejet me rëndësi për gazetarinë.

Hapësira mediale online, që sot nuk përfshin vetëm posedimin e një hapësire të vetme të mediumit tuaj (uebfaqe), por përfshin edhe një varg rrjetesh sociale, dhe si e tillë lufton për çdo klikim dhe çdo person që përdor hapësirën onlinë për të ardhur deri te lajmi.

Në lidhje me këtë, përmbajtja që krijojnë mediat dhe mënyrat se si ato i përdorin platformat e tyre sociale luan rol të rëndësishëm në konsumimin e atyre mediave. Më nuk mjafton të ofrosh vetëm informatën e saktë dhe të vërtetuar. Publiku kërkon më shumë. Kërkon kreativitet, inovacion, kurreshtje. Për këtë arsye sot videoja është një nga formatet më të përdorura në të gjitha platformat online, sepse tërheq publikun, ofron kreativitet, e me veglat e reja online mundëson një spektër të gjerë kreativiteti.

Krijoni video me ose pa përvojë në montazh

Sot po ju shpalosim një platformë e cila i mundëson çdo rrëfyesi, gazetari, pavarësisht përvojës a shkathtësisë, të krijojë video unike me efekt të madh e me shtrirje dhe shpejtësi pa precedencë. Platformën Wochit e përdorin me qindra organizata mediale në mbarë botën. Zgjidhja e tërësishme e Wochitit kombinon njohuri të thukta të procesve të prodhimit të videove digjitale dhe preferencat e publikut me një interfece tejet intuitiv, duke u mundësuar krijim të shpejtë të videove unike me efekt të lartë.
Platforma e Wochitit e bazuar në re (cloud) pasurohet me bibliotekën prej mbi 100 milionë fotografish dhe videosh nga burime shumë profesionale dhe sociale, dhe mund të jetë zgjidhja e shkëlqyer për organizatat që duan të tërheqin e të angazhojnë publikun në kanale digjitale.

"Nuk jam teknike.  Unë jam gazetari. Qe 20 vjet punoj si gazetare në televizion dhe radio. Gjatë karrierës sime kam redaktuar me mijëra video, por me ndihmën e redaktorit i cili përdorte Premiere ose Final Cut dhe rrinte pranë meje dhe i dëgjonte urdhrat e mia. Kur nisa të përdor Wochit, kuptova se unë mund të prodhoj video vetë dhe se më në fund jam "e lirë" dhe mund të xhiroj video cilësore", deklaroi Myriam Ferrus, kryeredaktore e Voici për platformën digjitale, video dhe rrjete sociale.

Meqë u bë e qartë se formati i videos ka ndikim te performanca, krijuesit e Wochitit gjithnjë e më shumë përdorin funksionin e klonimit për të ndryshuar madhësinë e videove të tyre në formate të ndryshme për të optimizuar postimet për platforma gjegjëse. Sipas Wochitit, përdorimi i këtij funksionaliteti është rritur për 19% në tremujorin e parë të vitit 2020 krahas kuartalit të katërt të vitit 2019.

Teknikat inovative dhe puna e lehtësuar për gazetarë

Nga mesi i vitit 2019 kanë lansuar edhe Wochit Collage. Ky funksion u mundëson redaktorëve profesionistë dhe joprofesionistë të krijojnë video unike kreative. Interfacei i ri, inovativ lehtëson si kurrë më parë krijimin e pamjeve dinamike të të gjitha llojeve për rrëfimtari më të mirë.
Collage u mundëson përdoruesve të Wochitit të përdorin planet kreative për rrëfimtari gazetarore dhe vertikale. Është ideal për krijimin e të gjitha llojeve të videove, duke përfshirë shembuj si:

  • Krijimi dhe ilustrimi i deklaratave të shkëputura të politikanëve
  • Krahasimi i lojtarëve në një ndeshje me ekran të ndarë
  • Krijimi dhe komentimi i fotografive brenda fotografisë për gazetarinë lifestyle

"Nuk keni pse të jeni video montazher profesional apo të harxhoni orë të tëra me karakteristika teknike për të krijuar një ekran të ndarë efikas brenda fotografisë për video përmbajtjen tuaj", thotë nënkryetarja e produkteve të Wochitit dhe CSM, Daphna Tsachor.  "Thjesht përdorni funksionalitetin tonë të ri për krijimin e shpejtë, të thjeshtë dhe intuitiv të dukjes që ka më së shumti kuptim".
Wochit Collage ka hapur kufijtë për një erë tërësisht të re të rrëfimtarisë.

Krijimi i videove me Wochit ofron punë me:

  • Rrjetet sociale dhe marketingun
  • Zhvillimin e lajmeve redaktoriale dhe lajmeve të fundit
  • Promovimin e podcastëve
  • Mbulimin e ngjarjeve në tepihun e kuq
  • Video serialet
  • Krijimin dhe mbajtjen e abonuesve
  • Komunikimin e brendshëm
  • Marrëdhëniet me investitorët
  • Mësim dhe zhvillim

"Qëllimi është t'i ofrohet secilit rrëfyes të tregojë storien e vet përmes videos, shpejt dhe lehtë. Ideja është të kemi më shumë redaksi që do të prodhojnë video cilësore për emitim", kishte thënë që në vitin 2015 kur po krijohej kjo platformë, Garret Goodman, drejtor i shitjes dhe zhvillimit të biznesit. Ç'është e vërteta, sot shumë redaksi në mbarë botën e përdorin këtë platformë për të rritur shtrirjen te publiku, por edhe për të krijuar video sa më interesante që sot publiku i pret me padurim nga mediat.

 

 

Ocijenite kvalitet članka