PODBUDDY: APLIKACIONI IOS PËR PROMOVIMIN E PODCASTËVE NË RRJETET SOCIALE

04.08.2022. / 15:00
Share
PoddBuddy
Canva mashup
PoddBuddy

Podcasti si format është në rritje edhe në Ballkan, megjithëse ky format shpesh përzihet me formatin e videos. Problemi i cili është ende i pranishëm në gjithë botën është promovimi i podcastëve në rrjetet sociale e që pjesërisht është për shkak të multicastingut që praktikojnë shumica e podcasterëve. Disa vegla ne i kemi prezentuar tashmë, si AudioBites dhe tri vegla të tjera. Së fundmi është shfaqur edhe një vegël tjetër i cili u kushtohet përdoruesve të iPhonëve dhe quhet PodBuddy.   

Karakteristikat themelore

PodBuddy, të cilin e ka krijuar Fadel.io, është vegël e thjeshtë e cila pas instalimit ofron katër mundësi të thjeshta për zgjedhjen e formatit të vizualizimit që i përshtatet shumicës së rrjeteve sociale e madje edhe postimeve në blog. Vegla nuk përpiqet të ketë opsione shtesë por vetëm provon që në mënyrë të thjeshtë t'u mundësojë podcasterëve të promovohen në rrjetet sociale. Dy opsionet për krijim janë falas në versionin bazë (story dhe post) ndërsa dy të tjera janë të rezervuara për përdoruesit pro (landscape dhe square).  

Hapësira shtesë të cilën e shihni në shiritin në fund quhet My Projects dhe shërben për t'i shikuar të gjitha projektet tuaja të cilat i keni realizuar deri më tani dhe eventualisht t'u ktheheni më vonë për t'i përmirësuar ato apo për ta dyfishuar publikimin e ngjashëm për ndonjë episod të ri të podcastit. 

Si përdoret PodBuddy 

Pasi ta instaloni aplikacionin, siç kemi thënë në fillim, dritarja e parë që do t'ju shfaqet ka katër opsione për formatet që u përshtaten rrjeteve sociale. Për testim do ta përdorim opsionin e parë Story. Pasi të zgjedhni formatin do t'ju paraqitet një ekran i zbrazët, e poshtë tij do të shfaqet mesazhi për të zgjedhur audioklipin duke importuar episode nga burimi i podcastit apo duke importuar direkt klipin nga telefoni. Nëse zgjedhni importimin e episodit nga burimi i podcastit do t'ju hapet një dritare e re ku do t'ju duhet ta gjeni podkastin tuaj. Për nevojat e testimit kemi zgjedhur Fusing FuturesShkollës së Hapur të Beogradit të cilët ishin ndër fituesit e USAID BMAP Media Innovation Lab-it në vitin 2019. 

Pas zgjedhjes së episodit do të hapet dritarja e re në të cilën ju jepet mundësia të zgjedhni klipin nga episodi. Derisa teorikisht mund të zgjidhni tërë episodin për pasqyrim, ne ju rekomandojmë të zgjedhni një kip i cili nuk do të zgjasë më shumë se 14 sekonda kur është fjala për story. 

Pasi të zgjedhni klipin, shtypni butonin done ku më pas do t'ju shfaqet pasqyra vizuale e storyt në formatin i cili do të jetë cover i podcastit tuaj me ngjyrën gjegjëse të sfondit, me audiogram e me emrin e episodit. Secili prej këtyre elementeve mund të rregullohet më tutje:

  • të zvogëlohet apo të zmadhohet coveri, apo të ndryshohet me ndonjë fotografi tjetër
  • të ndryshohet ngjyra dhe forma e audiogramit
  • të ndryshohet paraqitja e titullit me numrin e kufizuar të fonteve (në versionin falas – 4)
  • të shtohen elemente të tekstit të ri, audiogramit, shiritit të progresit, apo ndonjë fotografi tjetër.

Pasi të rregulloni gjithçka sipas qejfit tuaj, mund të shikoni se si

do të paraqitet podcasti juaj duke klikuar në ikonën në mesin e sipërm të ekranit. Kjo ju mundëson të rregulloni disa elemente para se të klikoni butunin export i cili dallohet për përdoruesit iOS-it dhe gjendet në këndin e sipërm djathtas.

Kur të klikoni butonin export, do t'ju ofrohen tri opsione:

  • Publikimi direkt në Instagram, 
  • Ruajtja në aplikacionin Photos,
  • Dhe opsioni për më shumë i cili ju ofron opsione që videon t'ia përcillni dikujt nga lista e kontakteve tuaja, ta ruani, e kështu me radhë. 

Ajo që duhet theksuar është se kur bëni eksportin e videos në versionin falas, ju shfaqet një shënim i shkurtër në fund që thotë "made with Podbuddy App“. Kjo vulë mund të hiqet nëse abonoheni apo nëse blini versionin e plotë të aplikacionit.  

PodBuddy Steps

Çmimi

Krijuesit e këtij aplikacioni kanë ofruar shumë opsione për të testuar këtë aplikacion pa pagesë dhe për të vazhduar me përdorim nëse nuk ju pengon që në secilin postim të keni shënim me vulë. Megjithatë, nëse dëshironi të keni qasje në të katër formatet e ofruara dhe të hiqni shënimin nga produkti përfundimtar, ata ju ofrojnë disa opsione abonimi, të cilat ndahen në tri kategori:

  • Mujor për 5,49 euro,
  • Vjetor (12 muaj) me zbritjen aktuale 60%, për 25,99 euro,
  • Abonimi i përhershëm për 29,99 euro i cili mbase është edhe më i leverdishmi, por bart me vete rrezikun e dhënies së parave për një aplikacion të cilit ndoshta nuk do ta përdorni në të ardhmen. 

Të trija këto opsione të abonimit ofrojnë mundësi të njëjta:

  • Heqjen e vulës me shënim,
  • Eksporte të pakufizuara në formatin video HD (i cili është i rëndësishëm për podkastët me shumë episode mujore),
  • Zhbllokimin e të gjitha formateve për postime,
  • Zhbllokimin e tërë setit të formateve,

Si përfitim shtesë nga blerja, prodhuesi ofron të drejta të reklamimit ku ju tregoni se po e mbështetni zhvillimin e softuerit të pavarur, por gjithashtu thekson se mund ta anuloni abonimin në çdo kohë, gjë që mund të jetë kundërproduktive për opsionin e abonimit të përhershëm. 

Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se krijuesi i këtij aplikacioni të thjeshtë celular ka bërë një postim në Reddit duke i ofruar versione pro kujtdo që lë koment poshtë postimit. Provoni edhe në këtë mënyrë të fitoni qasje në licencë të përhershme për këtë softuer. 

Ndërsa është dëm që një program i tillë i lehtë për përdorim është në dispozicion vetëm për iPhone, ajo që e bën atë interesant është ndërfaqja e tij e thjeshtë si dhe qëllimi i tij specifik pa ndonjë opsion shtesë të panevojshëm, dhe për këtë arsye çdokush mund ta përdorë atë pa pasur nevojë për të mësuar shumë. 
Na tregoni përvojat tuaja të përdorimit në emailin tonë ose në cilindo kanal komunikimi në rrjet ku ne jemi të pranishëm. 

Ocijenite kvalitet članka