Si të krijoni Newsletter me veglën online falas Microsoft Sway

24.01.2023. / 09:57

Përdorimi i newsletterëve në gazetari është bërë i popullarizuar vitet e fundit. Shumë organizata mediale përdorin newsletterë si mënyrë për të arritur publikun e tyre dhe për të ofruar përmbajtje të personalizuar dhe të kuruar për abonentët e tyre. Me gjasë, trendi i përdorimit të newsletterëve në gazetari do të vazhdojë edhe në vitin 2023.

Newsletterët u mundësojnë të gjitha organizatave të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme me publikun e tyre, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e angazhimit dhe besnikërisë.

Përveç kësaj, newsletterët mund t'u ndihmojnë organizatave mediale të përqëndrohen në tema dhe audienca që nuk janë të fokusuara në një vend specifik, gjë që mund të jetë veçanërisht e dobishme për mediat më të vogla që mund të mos kenë burime për të mbuluar një gamë të gjerë temash, por kanë përmbajtje që është me interes për një lexues të caktuar.

Një newsletter vizualisht tërheqës mund të jetë i dobishëm për mediumin në disa mënyra:

  1. Rrit angazhimin: Me elementë tërheqës vizualë, newsletteri ka më shumë gjasa të tërheqë vëmendjen e publikut dhe t'i mbajë ata të interesuar. Kjo mund të çojë në rritjen e angazhimit dhe probabilitet më të lartë që publiku të hapë dhe lexojë newsletterin.

  2. Brendimi: Organizatës mediale mund t'i ndihmojë të krijojë një identitet të fortë brendi. Duke përdorur elementë konsistentë të dizajnit, si ngjyrat, fontet dhe imazhet, mediumi mund të krijojë brend të dallueshëm dhe të paharrueshëm.

  3. Krijimi i publikut: Ju ndihmon të krijoni publik dhe të vendosni marrëdhënie të drejtpërdrejtë me lexuesit tuaj. Duke ofruar përmbajtje të personalizuar dhe të kuruar, newsletteri mund të rrisë besnikërinë dhe mbajtjen e abonentëve.

  4. Monetizimi: Kjo mënyrë komunikimi me publikun mund të përdoret si një mënyrë që organizatat mediale të fitojnë para nga përmbajtja e tyre.

  5. Rrjetëzimi: Newsletterët u ndihmojnë gazetarëve të arrijnë deri tek organizatat, kompanitë, grupet e tjera. Duke shpërndarë punën e tyre përmes newsletterëve, mediat mund të rrisin shikueshmërinë dhe mundësitë e tyre të rrjetëzimit.

  6. I lehtë për përdorim: Me newsletter lehtësohet konsumi i përmbajtjes, përmes një oferte të përcaktuar qartë të artikujve që pasurohen me imazhe, video ose infografikë.

Krijimi i newsletterit me veglën Microsoft Sway

Microsoft Sway është vegël digjitale e rrëfimit që mund të përdoret edhe për të krijuar newsletterë tërheqëse vizualë.

Për të filluar krijimin e një newsletteri, së pari duhet të hapni Microsoft Swayin dhe të regjistroheni.

Pasi të keni hyrë në vegël, në ekranin fillestar do të shihni opsione të ndryshme për të filluar krijimin e newsletterit tuaj.

sway

Pasi të keni zgjedhur se si të krijoni newsletterin tuaj, pavarësisht nëse keni zgjedhur ta bëni atë nga e para ose përmes një prej shablloneve, mund të përdorni opsionet e formatimit të newsletterit tuaj për ta personalizuar atë.

Në dispozicion keni opsionet e formësimit për t'iu përshtatur dukjes së përmbajtjes suaj, siç është ndryshimi i fontit, ngjyrës apo dukjes.

Newsletterit mund t'ia shtoni kokën dhe fundin me logon e organizatës mediale.

Krejt procesin mund ta kontrolloni vazhdimisht duke klikuar në butonin "Preview".

Në vazhdim shikoni se si duket interfacei në të cilin do të përshtatni tekstin, videon, fotot, dhe elementët e tjerë të newsletterit tuaj.

Pasi të keni mbaruar, mund të publikoni newsletterin tuaj duke klikuar butonin "Shpërndaje". Newsletterin mund ta shpërndani duke ua dërguar linkun personave të caktuar apo duke e integruar atë në faqen tuaj përmes kodit embed.

Për qëllime të tekstit, ne kemi krijuar dy lloje newsletterësh, të cilët mund të shërbejnë si frymëzim. Brenda këtij artikulli, ato i kemi futur përmes kodit të cilin, me rastin e krijimit të newsletterit, do ta gjeni duke klikuar në opsionin "Share".

sa

 

Përdorimi i newsletterit në gazetari mund të jetë mënyrë e mirë për të arritur publikun tuaj në mënyrë të personalizuar dhe të kuruar. Megjithëse newsletteri tërheqës vizualisht mund të jetë i dobishëm, kjo nuk është mënyra e vetme për të depërtuar te publiku. Është e rëndësishme të vlerësoni opsionet e ndryshme që keni në dispozicion dhe të zgjidhni atë që u përshtatet më mirë nevojave dhe publikut tuaj.

Ocijenite kvalitet članka