Si të zhvilloni intervistë të përsosur MoJo me Iphone-in tuaj

14.07.2020. / 15:16
Share
Doubletake by FILMiC Pro
Doubletake by FILMiC Pro
Doubletake by FILMiC Pro

MoJo ende është mundësi e mirë që audiencës t'ia afroni sa më mirë storien.  Përveç mundësisë për të krijuar storie të shkurta, me shumë pak pajisje mund të zhvilloni intervista dhe kështu ta pasuroni storien tuaj. Por, deri më sot një video intervistë e tillë përmbante vetëm pamjen e personit të cilin e intervistoni në rast se nuk dëshironi të bëni montazhë shtesë dhe me kusht që të keni edhe një kamerë. Doubletake është aplikacioni i ri i kompanisë FilmicPro për produktin më të mirë të së cilës tashmë kemi bërë fjalë. Ky aplikacion i cili është krijuar vetëm për iPhone ju mundëson që në mënyra të ndryshme të xhironi intervistën tuaj të radhës ku në video do të shihen të dy bashkëbiseduesit. Doubletake u mundëson gazetarëve mobilë dhe dokumentaristëve të shfrytëzojnë potencialin e dy kamerave në telefonin e tyre dhe kështu të kapin interaksionin gjatë intervistës. Ky është një aplikacion i shkëlqyer për intervistën tuaj të radhës MoJo.

Çka ofron Doubletake?

Interface-i i përdoruesit është shumë i thjeshtë. Ekzistojnë katër butonë në katër këndet e ekranit derisa pjesa qendrore është e rezervuar për videon i cili vjen nga dy kamerat. Në këndin e sipërm djathtas gjendet një ikonë për qasjen në fajlët e ruajtur. Në këndin e kundërt në të njëjtën linjë gjendet butoni për ndryshimin e parametrave të ndryshëm të xhirimit. Në këndin e poshtëm djathtas gjendet butoni për nisjen dhe ndërprerjen e xhirimit. Kur filloni të xhironi në po këtë kënd mund ta ndryshoni edhe numrin e kuadrove (frames). Në këndin e djathtë gjendet opsionet e rezervuara për zgjedhjen e kamerës. Meqë këto opsione janë të rezervuara vetëm për Iphone të prodhuar nga viti 2018 dhe që kanë më shumë se një kamerë. 
Ekzistojnë tri parametra me të cilët mund të xhironi. Mënyra e parë e xhirimit quhet discreet (diskrete) që përdor dy video kamera në telefonin tuaj dhe xhiron gjithçka që ju xhironi me to si dy dokumente të ndara e që është shumë e përshtatshme për montazhë ku mund të ndryshoni fokusin edhe te personi të cilin e intervistoni. Mënyra e dytë e xhirimit është split screen (ekrani i ndarë) i cili faktikisht e ndan ekranin në dy pjesë dhe në njërën shfaq pamjet e njërës kamerë, dhe në tjerën pamjet e kamerës tjetër. Si në rastin paraprak, edhe këtu xhirohet me dy video xhirime të ndara të cilat pastaj mund t'i redaktoni në një video të vetme. Mënyra e tretë është e ashtuquajtura PIP (fotografia në fotografi) e cila xhiron një video ku gjendet një video më e vogël, ndërsa videoja e parë zë tërë ekranin. Videon më të vogël mund ta lëvizni dhe nëse këtë e bëni gjatë xhirimin, këto lëvizje do të regjistrohen.

Features


Pasi ta keni xhiruar super intervistën tuaj, klikoni ikonën në këndin e sipërm majtas ku do ta vendosni videon tuaj dhe me zgjedhjen e xhirimeve ta eksportoni në galeri apo në aplikacionin me të cilin do të bëni montazhë shtesë. Ky opsion gjendet në aplikacionin FilmicPro të cilën mund ta blini në AppStore. Megjithëse aplikacioni nuk ofron opsionin e tij më të mirë në versionet më të vjetra të iPhone–ëve, atë mund ta përdorni përderisa keni pajisjen e cila mbështet instalimin e iOS 13. Edhe në këtë rast, aplikacioni ju ofron disa opsione të cilat aplikacioni standard për xhirimin e videove nuk ju ofron. E vetmja mangësi e këtij aplikacioni që nuk do të dallohet edhe aq është se xhiron vetëm në 1080p dhe nuk mbështet video 4K, por ky është një problem jo dhe aq i rëndësishëm.
Tash shtrohet pyetja: ç'të bëjnë gazetarët me pajisjet Android?! Përgjigjen për këtë pyetje po e lëmë për nesër.

 

Ocijenite kvalitet članka