Gazetarët përditë punojnë me të dhëna të llojllojshme, të cilat shpesh vijnë me miliona e miliona shifra. Që të dhënat t'i shpjegohen e t'i shpalosen sa më mirë publikut, për këtë shërben vizualizimi i të dhënave. Për t'i ndihmuar vetes por edhe publikut që t'i kuptojnë sa më mirë të gjitha të dhënat, gazetarët/et përveç fjalëve përdorin edhe fotografi, grafikë, animacione, harta e hartograme. Data gazetaria po ndërtohet çdo ditë e më shumë dhe po hapen hapësira të ndryshme veprimi.
Nëse përpiqeni të vizualizoni të dhëna gjeografike, aty mund t'ju ndihmojë edhe një vegël. Visme është gjenerator interaktiv i hartave gjeografike. Me mundësinë e përshtatjes me cilindo regjion në botë dhe me ofrimin e të dhënave interaktive për publikun tuaj, kjo vegël është aplikacion jashtëzakonisht i dobishëm.
Me këtë vegël ju mund të shpalosni të dhëna gjeografike siç është:
- Harta e trendeve shoqërore dhe demografike (p.sh: statistikat mbi numrin e banorëve, sipërfaqen, racën, gjuhën, krimin, vrasjeve, etj.)
- Harta krahasuese globale (p.sh.: vendet më të lumtura në botë, etj.)
- Harta e trendeve rajonale (p.sh: vendet me shkallën më të lartë të rritjes urbane në Amerikën Jugore; përbërja etnike e vendeve aziatike, etj.)
Sipas Institutit Content Marketing, 81% e marketingut thotë se përmbajtja interaktive tërheq vëmendjen e publikut më mirë sesa përmbajtja statistikore.
Përmbajtja interaktive nënkupton që publiku juaj të ketë mundësinë të klikojë, të lëvizë, të tërheqë, të mbajë kursorin e miut dhe shumë më shumë që i nxit të angazhohen dhe të rrijnë më gjatë.
Me shembullin hartës interaktive e cila shpalos të dhënat mbi numrimn e të infektuarve me koronavirus në SHBA, ju mund ta ndjeni atë fuqi të klikimit, kalimit, ndaljes dhe interaksionit më të gjatë sesa sikur kjo që është paraqitur në hartë të kishte qenë në formë teksti.
Për të krijuar harta interaktive në Visme, do t'ju duhet të ndiqni hapat në vijim:
- Zgjidhni opsionin e hartës interaktive.
Hapi juaj i parë për krijimin e hartës interaktive është zgjedhja e shabllonit që i ngjan më së shumti vizionit tuaj. Këtu mund të shikoni me lehtësi të gjitha shabllonet e hartave Visme, e mund të eksploroni edhe shabllone të tjera në bibliotekën e tyre. Nëse asnjë nga opsionet aktuale nuk ju përshtaten, lirisht mund të filloni nga zeroja dhe në një sfond të zi.
- Zgjidhni shtetin apo rajonin tuaj.
Vetëm klikoni te harta, e pastaj zgjedhni opsionet për të gjetur shtetin apo rajonin në të cilin synoni të përqendroheni.
Mund të kërkoni cilindo shtet duke shkruar emrin e tij në shiritin e kërkimit në këndin e djathtë lart apo duke lëvizur nëpër listën e shteteve. Në hartën Rajonet mund të vizualizoni edhe rajone të mëdha botërore, siç është Afrika apo Azia.
Pasi të keni zgjedhur shtetin apo rajonin tuaj, mund të klikoni opsionin Përpuno këtë hartë derisa jeni duke e shikuar atë për të futur të dhënat tuaja. - Futni të dhënat tuaja.
Hapi vijues është futja e të dhënave hartografike. Pavarësisht se a përfshini popullsinë, elektoratin apo rastet e sëmundjeve, ju mund të futni të dhënat që ju dëshironi.
Siç mund të shihni në vazhdim, rajoni i çdo shteti, vendi a krahine automatikisht përfshin të dhënat e populluara, por ju këtë mund ta përditësoni me gjithçka që dëshironi të ndani.Futni të dhënat tuaja duke klikuar opsionin Shto më shumë të dhëna, e pastaj ngjitini të dhënat tuaja nga programi Excel apo Google Spreadsheets.
Mund të shtoni po aq të dhëna sa ju duhen, vetëm sigurohuni ta riemërtoni kolonën me emrin e duhur duke klikuar te qeliza dhe duke shkruar emrin. - Shënoni me ndonjë ngjyrë hartën tuaj interaktive.
Në fushën Të dhënat hartografike gjithashtu mund të zgjedhni ngjyra për rajone të ndryshme në hartë për t'i ndryshuar në bazë të të dhënave dhe shifrave tuaja. Mund të klikoni te të gjitha nuancat paraprake në kolonën Ngjyrat apo të klikoni simbolin plus për të gjetur nuancën e re. Shkoni te harta Opsionet e paravendorura për të zgjedhur njërën nga kombinimet e paravendosura të ngjyrave të kompanisë Visme apo zgjedhni Më shumë paleta për të gjetur të gjitha temat e ngjyrave që keni krijuar nga ngjyrat e brendit tuaj.
- Përshtatni opsionet tuaja
Te Opsionet e hartës do të gjeni disa opsione të cilat do t'ju mundësojnë përshtatjen e mëtejme të mënyrës së vizualizimit të të dhënave tuaja.
- Ndani hartën tuaj interaktive.
Dhe në fund, jeni gati për të publikuar e për të shpërndarë hartën tuaj interaktive me pjesën tjetër të botës. Shtypni butonin Share te maja e ekranit për t'iu qasur opsioneve të shpërndarjes së hartës interaktive onilne. Me opsionet Publish for Web, ju mund të gjeneroni linkun online për shpërndarje në rrjetet sociale apo përmes emailit. Apo mund të kaloni te harta Embed për të shkarkuar kodin kontrollues të cilin pastaj mund ta ngjitni në cilëndo pjesë të faqes suaj.
Visme ofron katër pako shërbimi: versionet falas, standard, biznes dhe të përshtatur për nevojat tuaja.
Versioni falas përfshin krijimin e pesë projekteve në muaj, 100 MB hapësirë për ruajtje, numër të kufizuar shabllonesh, grafikësh dhe widgetësh, shkarkimin në formatin JPG.
Përveç numrit më të madh të projekteve, hapësirës më të madhe, ruajtjes në formate të ndryshme, pakot e tjera ofron edhe analitika të ndryshme, brendime, trajnime dhe shumë më shumë.
Versioni standard kushton 15 dollarë në muaj, ndërsa versioni i biznesit kushton 29 dollarë në muaj.