Data GIF Maker by Google News Lab: Vegla për vizualizimin e shpejtë të të dhënave të thjeshta

20.01.2020. / 08:44
Autor/ica
Share
Data GIF Maker by Google News Lab
Data GIF Maker by Google News Lab

Data gazetaria nënkupton shfrytëzimin e të dhënave të hapura për paraqitjen e storieve komplekse përmes numrave, dhe më pas vizualizimin e tyre. Ato vizualizime mund të jenë interaktive ose të thjeshta si infografika statike dhe forma të ngjashme të rrëfimit. Por nganjëherë mjafton të tregohet një storie duke krahasuar vetëm dy a disa të dhëna të të njëjtit lloj për çka metodat e lartpërmendura janë shumë të komplikuara dhe mund ta dëmtojnë thelbin e stories. Aty vijnë në shprehje veglat si Data GIF Maker që u mundëson gazetarëve t'i pasurojnë storiet e tyre të mbështetur me të dhëna, e njëkohësisht të vazhdojnë të shfrytëzojnë edhe forma të tjera rrëfimi si teksti, fotografia e videoja.

Data GIF Maker është vegël e cila është krijuar si pjesë e projektit Google News Lab. Qëllimi i kësaj vegle është "të krijoni dhe të shkëmbeni me lehtësi vizualizime të të dhënave që me ndihmën e saj t'u jepni jetë storiev tuaja". Përveç veglave të tjera të cilat u mundësojnë mediave t'i paraqesin më mirë e në mënyrë më interaktive storiet e tyre, kjo vegël e thjeshtë është e orientuar drejt vizualizimit të thjeshtë dhe animacionit të të dhënave të cilat ruhen në formatin GIF. Formati GIF është format ilustrativ i cili ndryshe nga formati JPG e ruan më mirë cilësinë e fotografisë, por me një paletë të kufizuar ngjyrash. Sot kjo vegël është më e njohur sepse që nga krijimi i saj më 1987 mundëson ruajtjen e animacioneve apo një vargu fotografish lëvizëse në një fajll të vetëm. Interesante është se për përdorimin e kësaj vegle nuk duhet të keni llogari në Google. Por, kjo edhe ju kufizon, sepse ruajtja e vizualizimeve të krijuara varet nga browseri të cilin e përdorni, dhe me heqjen e kekëve (cookies) vizualizimet që i keni ruajtur do të fshihen.

PASQYRË THEMELORE E INTERFACE-IT TË PËRDORUESIT

Pasi lexohet aplikacioni në web për herë të parë, ju jepet një pasqyrë e shkurtë mundësish në gjuhën angleze. Menjëherë më pas hapet një interface i thjeshtë ku nga ana e djathtë mund të zgjedhni mes tri llojesh vizualizimi: katror (deri në tri shprehje), rrethor dhe linear (nga 2 deri në 4 shprehje). Nga ana e djathtë do të paraqiten të gjitha vizualizimet që ju i keni krijuar.

1

 

Me zgjedhjen e llojit të dëshiruar të vizualizimit futeni në hapësirën e punës ku nga ana e djathtë i fusni të dhënat, zgjedhni ngjyrat dhe përshkrimet e të dhënave, llojin e të dhënave, mes numrave dhe përqindjeve, pastaj butonin për nisjen e animacionit që ta kontrolloni para ruajtjes finale. Nga ana e majtë në dy të tretat e ekranit është paraqitja se si do të duket vizualizimi GIF.

2

SHEMBULL I PËRDORIMIT TË DATA GIF MAKER-IT

Derisa për ndonjë varg më kompleks të dhënash prapë duhen përdorur veglat më të sofistikuara si Flourish, për disa storie Data GIF Maker është më se i mjaftueshëm, kur ta zëmë bëjmë paraqitjen e të dhënave statistikore për shkallën e importit dhe të eksportit. Për një shembull të tillë do t'i marrim të dhënat nga Bosnja e Hercegovina për vitin 2018 dhe dhe 2019. Ndërsa është e pamundur të paraqiten të gjitha të dhënat statistikore vetëm me një animacion, mundësia ekziston që kjo të bëhet për secilin produkt veç e veç. Për shembullin tonë do ta marrim importin dhe eksportin e qumështit dhe të produkteve të bylmetit.

Të dhënat statistikore për vitin 2019 tregojnë se importi i këtyre prodhimeve ka kapur shumën prej 48 milionë KM derisa eksporti ka qenë 57 milionë KM.

Megjithëse nga kjo fjali duket qartë se Bosnja dhe Hercegovina më shumë ka eksportuar sesa që ka importuar qumësht, vizualizimi i këtyre të dhënavo do të mund ta paraqiste këtë fakt në mënyrë shumë më interesante. Siç kam thënë më parë, ekzistojnë tri lloje vizualizimi në Google GIF MAKER. Për shembullin e parë do ta përdorim të ashq. Rectangles apo vizualizimin katror. I fusim të dhënat, i vëmë një titull, i përshtatim ngjyrat dhe gjithsesi sigurohemi që lloji i të dhënave është numerik e jo me përqindje, e kjo ndryshohet me një klik. Pas futjes së të dhënave dhe pasi t'i kemi shikuar animacionet, sigurohemi që jemi të kënaqur me vizualizimin, dhe me një klik të thjeshtë te butoni poshtë Save GIF na jepen dy mundësi për ruajtje – me rezolucion të lartë dhe të ulët. Ju rekomandojmë ta zgjedhni rezolucionin e lartë. Shembulli do të dukej kështu:

 

3

Problemet që këtu paraqiten janë si në vijim:

  • Kemi shumë zero të cilat mund të shkaktojnë huti.
  • Përdorimi i karakterëve në titull është i kufizuar dhe kështu një vizualizim i këtill nuk do të mund të ekzistonte pa ndonjë kontekst tekstual i cili së paku do të shpjegonte se për cilin shtet bëhet fjalë.

Për shkak të kësaj, mbase vizualizimi do të mund të dukej më mirë kështu me ndryshimin e thjeshtë të titullit dhe me heqjen e zerove:

4

Siç mund të shihni, me këto ndryshime të thjeshta në titull dhe me heqjen e zerove të panevojshme ne e kemi zgjidhur pjesën e madhe të problemeve në këtë vizualizim. Me paraqitjen e valutës njëkohësisht kemi treguar se bëhet fjalë për eksportin dhe importin në BeH. Gjithashtu i kemi hequr fjalët import dhe eksport për shkak të kufizimit të numrit të shkronjave, por edhe meqë nuk ka nevojë të përsëriten këto fjalë duke qenë se vlerat tashmë i kanë këto emra.

Por, çka ndodh nëse duam të paraqesim më shumë se dy vlera, ta zëmë krahasimin e raportit mes eksportit dhe importit gjatë dy viteve?

Nëse do të donim t'i thonim këto dy fjali në tekst, ato do të mund të dukeshin kështu:

Në periudhën e njëjtë të vitit 2018 është importuar qumësht në vlerë 29,1 milionë marka të konvertueshme ndërsa është eksportuar qumësht në vlerë 52,9 milionë marka.

Ky lloj vizualizimi mbështet deri në 3 vlera, andaj do të na duhet të zgjedhim njërën prej dy opsioneve të tjera, pra paraqitjen rrethore apo me vija që quhet Racetrack. Meqë paraqitja rrethore është më e përhapur, të shohim se si duket paraqitja me vija. Me zgjedhjen e këtij vizualizimi nga hapësira e punës do ta kemi të njëjtën hapësirë. Për t'i shtuar edhe dy vlera të tjera do të na duhet të klikojmë te butoni „Add Term“. Pas kësaj do të na ofrohen maksimalisht edhe dy fusha për futjen e të dhënave. Do t'i fusim të dhënat për vitin 2018 dhe 2019. duke përsëritur shumicën e hapave, duke përshtatur ngjyrat me klikim te ngjyrat për t'i paraqitur më mirë trendet pozitive dhe ato negative. Duhet ta keni parasysh se numri i ngjyrave është i kufizuar në 8 e që për këtë vegël është më se e mjaftueshme por e kufizon mundësinë e brendimit më të mirë të vizualizimit tuaj.

Gjithsesi, do të na duhet të mendojmë edhe si t'i grupojmë këto të dhëna. A ta paraqesim importin për dy vite njërin pranë tjetrit apo ta kombinojmë në një vend, për hir të krahasimit më të lehtë, importin dhe eksportin nga njëri dhe viti tjetër. Në këtë rast kemi vendosur për opsionin e dytë, sepse ofron mundësi më të mirë të leximit të trendit pozitiv. Në fund vizualizimi do të mund të dukej kësisoji:

5

 

Edhe pse Google GIF MAKER i ka kufizimet e dukshme, qëllimi i saj asnjëherë nuk ka qenë t'u bëjë konkurrencë veglave shumë më të mira, por edhe shumë më komplekse për vizualizimin e të dhënave, por vetëm t'u mundësojë gazetarëve që lehtë dhe shpejtë ta pasurojnë storien e tyre me vizualizime të thjeshta të animuara. Nganjëherë kaq mjafton që storia juaj të tërheqë më shumë audiencë se konkurrentët tuaj.

Ocijenite kvalitet članka