A mund të jesh anonim në internet

17.04.2020. / 10:11
Autor/ica
Share
h
h

Deri më tani kemi shkruar se si të zbuloni nëse jeni hakuar, si të përdorni VPN, TOR, Proxy, si të shmangni qarkullimin e paqenë, ku janë në të vërtetë rreziqet në internet, por nuk ju kemi folur për infrastrukturën e cila e mundëson krejt këtë. 

Atë infrastrukturë krejt bota e quan me të njëjtin emër, internet që shpesh definohet si "rrjeti i rrjeteve". Ai përbëhet prej miliona rrjetesh familjare, akademike, afariste e qeveritare të cilat shkëmbejnë me njëri-tjetrin informacione e shërbime siç është posta elektronike, chat, dhe dërgimi i datotekave, si dhe faqet e lidhura dhe dokumente me World Wide Web.

Të gjitha këto rrjetet dhe infrastruktura e tërësishme i kanë edhe pronarët e tyre. Duke qenë se bëhet fjalë për një numër të madh rrjetesh të ndërlidhura, atëherë supozoni se bëhet fjalë për një numër të madh pronarësh. Të gjithë ata e dijnë se çka bëni ju në internet, cilat faqe i vizitoni, me kë komunikoni. Apo mund ta dijnë.

Për të ditur se si interneti ndikon në privatësinë dhe sigurinë tuaj, se ku janë rreziqet dhe si të mbroheni prej tyre, së pari duhet të dini se ç'lloj mjedisi i ekspozoheni dhe përse të mbroheni.

Çka mund të mësohet nga IP adresat?

Internetit i qaseni me anë të pajisjes suaj, kompjuterit, telefonit a tabletit. Kur i qaseni rrjetit, nga ai moment mund të dihet se ku gjindeni, çka kërkoni, çka keni kërkuar më parë, me kë komunikoni dhe shkruheni, përmbajtja e bisedës dhe korrespondencës. Me fjalë të tjera, gjithçka.

Si mund të mësohet kjo?

Përmes adresës së protokollit të internetit (IP adresa), vargut unik të numrave që mund të duket kështu:
100.105.105.200

ISP (Internet Service Provider) ia siguron IP adresën secilit rrjet Wifi / Router që është i lidhur me të.

Saherë që lidheni me ndonjë uebfaqe, ISP-ja ia dërgon kërkesën tuaj serverëve të lokacionit në internet. Pastaj, në IP adresën tuaj i kthen informacionet në formë të lokacionit në internet të cilat i shihni në ekranin tuaj. Kur lidheni, akterët e infrastrukturës së internetit kërkojnë IP adresën për të parë se ku duhet dërguar diçka.

Për të mos dhënë vetëm shpjegime teorike, do të shohim se si duket në praktikë zbulimi i IP adresës dhe lokacionit tonë.

Të dhënat mund t'i vërtetoni në uebfaqen IP Location Finder. Rezultati duket sikurse në fotografinë në vijim.

qw

Me ndihmën e IP adresës suaj përcillet gjithçka. Ndër tjerash, matet edhe çdo e dhënë e cila mund t'u hyjë në punë reklamuesve. Nëse as vetë nuk jeni të sigurtë se për çka kenë dhënë leje në shfletuesit tuaj, këtë mund ta kontrolloni në Panopticlick. Mjafton të klikoni në test me dhe të prisni disa minuta për rezultate. 

tuik

Me ngjyrë të verdhë është shënuar sasia e të dhënave që unë ia kam falur dikujt, e ai dikushi me ato të dhëna do të tregtojë e të fitojë.

Çdo gjë që figuron në tabelën të cilën na e ka dhënë Panopticlick unë mund ta blloj dhe t'ia ndaloj qasjen në të dhënat e mia. Por, ç'të bëjmë kur pronarit të ISP-së me një klikim nuk mund t'ia ndalosh përcjelljen në internet?

Si të jesh anonim në internet

Ekzistojnë situata kur e keni shumë me rëndësi hulumtimin anonim, komunikimin pa gjurmë dhe kontaktin e sigurtë me persona të caktuar. Përkundër rrjeteve të lidhura me IP adresa, ka mundësi të realizohet kontakti i sigurtë dhe anonim, por në këtë rast duhet t'i harroni të gjitha llogaritë tuaja, fjalëkalimet dhe të dhënat nga "interneti joanonim" të cilat mund të lidhen me identitetin tuaj.

Për hulumtim dhe komunikim të sigurtë mund t'ju ndihmojnë vegla të ndryshme.

Ndër më të njohurat është vegla Tor e cila është menduar të mundësojë shfrytëzim anonim të internetit. Shumica e njerëzve që kanë dëgjuar për Tor-in kanë njohuri edhe për shfletuesin Tor, me të cilin mund t'i qaseni internetit në mënyrë anonime. Përmes Tor-it ka mundësi t'i vizitoni në mënyrë anonime edhe softuerët e tjerë, duke përfshirë chat-in dhe postën elektrnoike.

Edhe një mundësi tjetër për internet të sigurtë ofron Talls. Talls është sistem i veçantë operativ të cilin e instaloni në USB stick, i cili mund të përdoret sigurtë madje edhe nëse sistemi juaj operativ i rëndomtë është i sulmuar. Me përdorimin e Talls-it ju e ruani privatësinë dhe anonimitetin, e mund t'u shmangeni edhe censurave, të mos lini gjurmë në kompjuterin të cilin e përdorni përveç nëse nuk kërkoni një gjë të tillë, të përdorni vegla më moderne kriptografike për kodifikimin e datotekave, e-mesazheve.

Kodifikimi i postës elektronike dhe komunikimi i sigurtë përmes e-mailit mund të jetë i thjeshtë falë shtojcës për shfletues Mailvelope e cila ofron kodifikim të tërësishëm për adresën ekzistuese elektrnoike pa ndryshimin e e-mailit të përdoruesit. Kodifikimi dhe deshifrimi zhvillohet ekskluzivisht te pajisjet pranuese, që do të thotë se të dhënat tuaja private kurrë nuk largohen nga pajisja juaj pa u kodifikuar.

Por, që korrespodenca elektrnoike të jetë tërësisht e kodifikuar, "bashkëbiseduesi" juaj duhet ta instalojë shtojcën Mailvelope.

Si përdoren veglat për anonimizim

Përveç përdorimit të veglave të caktuara për internet anonim më të sigurtë, nevojitet edhe të dini si t'i përdorni ato. Duhet t'i keni parasysh zakonet tuaja dhe gjurmëve digjitale të cilat i lini me çdo klikim që bëni. Kur këtë e keni parasysh, e hapni Tor-in dhe më pas krijoni komunikim anonim:

  • Patjetër përdorni Tor-in kur hapni llogarinë për chat, e jo vetëm kur e shfrytëzoni atë llogari.
  • Kurrë mos u kyçni në atë llogari nëse nuk përdorni Tor.
  • Mos zgjedhni emrin e përdoruesit i cili mund të zbulojë identitetin tuaj. Mos përdorni pseudonime të cilat i keni përdorur në të kaluarën. Shpikni emër të rëndomtë të përdoruesit i cili nuk ka kurrfarë reference me ju. Një varg i rastësishëm simbolesh si "bk5c6erd17" është emër më i mirë i përdoruesit sesa "gameofthronesfan".
  • Mos përdorni fjalëkalime të cilat i përdorni tjetërkund. Përveç që paraqet rrezik për sigurinë, ripërdorimi i fjalëkalimeve do të mund t'ju deanonimizonte nëse ndonjë llogari e lidhur me identitetin tuaj të vërtetë e ka po atë fjalëkalim të lidhur me identitetin tuaj të fshehtë.
  • Duhet ta keni parasysh se me cilat kontakte komunikoni nga llogari të caktuara anonime. Nëse njëri prej kontakteve tuaja ekspozohet, gjasat janë më të mëdha se do të ekspozohen edhe kontakte të tjera më të cilët komunikoni nga po ajo llogari. Rekomandohet krijimi i një llogarie të re të chat-it për secilin projekt apo për secilin kontakt me qëllim të zbutjes së rrezikut të zbulimit të tërë rrjetit anonim.
  • Mos përdorni Tor-in për t'u kyçur në llogarinë anonime dhe në llogarinë tuaj publike.
Ocijenite kvalitet članka