Përmes dhjetë video tutorialeve mësoni se si të merrni me gazetarinë e të dhënave

14.01.2020. / 15:36
Autor/ica
Share
Copy of DATA NOVINARSTVO TUTORIJAL (5).png
Copy of DATA NOVINARSTVO TUTORIJAL (5).png

Në tekstin e sotëm ju ofrojmë një pasqyrë të dhjetë episodeve të serialit për data gazetarinë të cilin keni pasur mundësinë ta nidqni nga tetori i vitit të shkuar e deri më sot.  Nëpër video tutoriale me nëntema të ndryshme brenda data gazetarisë na ka udhëhequr Imer Muhović.

Në episodin e parë keni pasur mundësinë të njiheni me nocionet si data gazetaria dhe të dhënat, si dhe përmes shembujve të kuptoni më mirë se çka në të vërtetë do të thotë të merreni me data gazetari.

„Data gazetaria është gazetari që ushqehet nga të dhënat. Ato janë storie gazetareske që bazohen në ndonjë analizë të të dhënave. Gjithashtu, ato mund të jenë edhe databaza të cilave mund t'u qasen lexuesit, por mund të jenë dhe infografika të cilat ilustrojnë syzhenë e të dhënave të grumbulluara. Të dhënat janë informacion i strukturuar. Të dhënat mund të paraqiten me tabela, dokumenteve XML, harta, infografika e kështu me radhë“.

Një prej informacioneve më të rëndësishme kur bëhet fjalë për data gazetarinë është fakti se të dhënat rëndom nuk janë të formatizuara si duhet dhe do të ju duhet t'i rregulloni para se të filloni të punoni me to. Përmes këtij seriali mund të kuptoni se cilat janë ato formate standarde për ushqimin e të dhënave dhe si të pastrohen të dhënat në një varg të dhënash.

Lokalizimi do të jetë njëri prej problemeve më të theksuara kur punoni me të dhëna, sepse të dhënat gjenden gjithandej dhe gjithashtu mund të paraqiten problemet me rastin e futjes së të dhënave. Përpunimi i të dhënave zakonisht bëhet përmes tabelave në Excel, ndërsa Imeri ju shpjegon në hollësi se si realizohoet kjo. Në kuadër të tabelave Excel, Imeri ju tregon se si t'i klasifikoni dhe t'i filtroni të dhënat për të ardhur më lehtë deri te informacionet e dëshiruara.

Nëse nuk keni pasur mundësi, patjetër ndiqeni episodin nga i cili mund të mësoni më shumë se çka janë pivot tabelat dhe si mund t'ju lehtësojnë analizën e të dhënave. Ky episod do t'ju japë përgjigje të pyetjeve se si të nxirrni vlera të cilat ju duhen brenda pivot tabelave, dhe si t'i paraqitni rezultatet në mënyrë grafike.

Duke ju njohur me punën me grafikone, Imeri ju shpjegon se si mund t'i përmbledhni të dhënat më shpejt dhe t'i paraqitni në mënyrë grafike.

Përveç tabelave në Excel dhe punës me to, me të dhëna mund të punoni edhe duke shfrytëzuar aplikacione të tjera në dispozicion, siç është Flourish. Duke shfrytëzuar këtë aplikacion, mund të krijoni grafikonë interaktivë të cilët  të dhënat tuaja në dispozicion mund t'i bëjnë më interesante dhe t'ju shkurtojnë në masë të madhe tekstin që përmban shumë informata.

Shpeshherë gazetarët punojnë me tema të cilët përmbajnë hapësira gjeografike dhe në këtë kontekst nganjëherë teksti mund të jetë i tepërt. Përmes hartave, ato të dhëna mund t'i paraqitni në mënyrë shumë më intuitive dhe t'u mundësoni lexuesve t'i dallojnë trendet në hartë (nëse ato ekzistojnë), dhe që lexuesit vetë t'i shikojnë të dhënat që u interesojnë më së shumti. Përmes hartave, ju mund të hartëzoni zona të caktuara dhe pika specifike në hartë.

Ekziston një numër i madh formatesh digjitale për punë me dokumente, nga të cilat PDF është ndër më të popullarizuarit. Përkundër këtij popullariteti, PDF-së i mungojnë një varg elementesh që e vështirësojnë punën. Para së gjithash është fakti se PDF nuk është format i thjeshtë për t'u lexuar me ndonjë program. Komuniteti i TIK-ut ka kohë që është i vetëdijshëm për këto çështje, dhe në ndërkohë janë krijuar shumë vegla për këto punë duke i kthyer PDF-të në disa formate të lexueshme përmes kompjuterit. Në episodin e fundit, Imeri shpjegon se cilat janë ato vegla dhe si të përdoren në mënyrë që të dhënat PDF t'i shndërroni në formate të tjera me të cilat më vonë mund të punoni për përpunimin e të dhënave.

 

Të gjitha episodet mund t'i gjeni edhe në kanalin tonë në Youtube – Balkanmedia.

 

Ocijenite kvalitet članka