Si të aktivizoni autentifikimin e dyfishtë (2FA) në llogaritë Google, Facebook e Instagram

17.01.2020. / 11:13
Autor/ica
Share
Untitled design (5).png
Untitled design (5).png

Në tekstin e kaluar ju kemi treguar se çka është autentifikimi i dyfishtë dhe si mund të ju ndihmojë t'i mbroni më shumë llogaritë tuaja bashkë me informatat që ato përmbajnë. Ky sistem i mbrojtjes paraqet edhe një hap drejt parandalimit të thyerjeve digjitale dhe mundëson qasje më të sigurtë në internet.

Në disa raste kemi konstatuar se është e pamundur të mbrohemi plotësisht nga sulmet e hakerëve, por ky lloj i mbrojtje shtesë do t'i ndalojë ose së paku do t'i ngadalësojë disa sulme, dhe do t'ju njoftojë se dikush po provon të futet në profilet tuaja në rrjetet sociale apo email, dhe do t'ju japë pak kohë t'i fshini informatat të cilat mund të jenë komprometuese.

Në vazhdim do t'ju tregojmë në hollësi se si mund ta aktivizoni autentifikimin e dyfishtë në Google, Facebook dhe Instagram.

Llogaritë në Google

Mënyra më e mirë për ta menaxhuar autentifikimin e dyfishtë për Google është me përdorimin e aplikacionit Authy. Ky aplikacion ju mundëson të keni aplikacion të thjeshtë për telefonat e mençur për të gjitha llogaritë tuaja të cilat i keni aktivizuar me autentifikimin e dyfishtë dhe mund t'i sinkronizoni në shumë pajisje. Madje mund t'i qaseni edhe me versionin për desktop.

Nëse dëshironi ta instaloni aplikacionin Authy në pajisjen tuaj celulare, duhet të shkoni në Play store dhe të kërkoni Authy 2-Factor Authenication, pastaj klikoni në Install. Nëse doni ta instaloni në desktopin e kompjuterit tuaj, shkruani në browser authy.com dhe në këndin e lartë djathtës do të mund ta gjeni opsionin Download.

Pas instalimit të aplikacionit, duhet të kyçeni në llogarinë tuaj në Gmail, dhe pastaj të shkoni te opsioni My Account. Për ta pasur më lehtë me të gjitha rregullimet, ju rekomandojmë të kyçeni përmes desktopit. Zgjedhni Sign-in & Security, pastaj Signing in to Google, dhe klikoni te  2-Step Verification.

1

2

3

4 

Pasi ta keni klikuar opsionin 2-Step Verification, klikoni te Get started.

5

Vendosni numrin tuaj të telefonit dhe zgjedhni opsionin se si dëshironi të ju vijë kodi: përmes SMS-së apo thirrjes dhe klikoni te Next.

6

Pasi t'i keni kaluar këto hapa, do të ju vijë kodi në numrin tuaj të telefonit. Kopjojeni atë numër dhe shkruajeni në vendin e destinuar dhe klikoni në Next.7

Pasi të klikoni te Next, ju mbetet të klikoni te opsioni për aktivizimin e 2FA-së – Turn On.

Kur e aktivizoni 2FA-në, do të ju shfaqen opsionet poshtë për të vendosur hapin e dytë alternativ, ku duhet ta zgjedhni opsionin Autenticator app. Klikoni te Set up i cili gjendet te opsioni Autenticator app.

8

Pasi të klikoni te Set up duhet ta zgjedhni pajisjen të cilën e përdorni: iPhone apo Android.

Pas instalimit të aplikacionit Authy në pajisjen tuaj, do të klikoni te Set up account, dhe te opsioni Scan Code. Afrojeni telefonin tuaj te desktopi dhe skenoni kodin i cili ju ka ardhur pasi i keni përcjellë hapat në fjalë.

9

Klikoni në opsionin Done. Kodi i verifikimit tash është gjeneruar në pajisjen tuaj për llogaritë Google. Mbajeni edhe pak të hapur aplikacionin në telefonin tuaj, sepse shumë shpejt do të përfundoni vendosjen e autentifikimit të dyfishtë.

Në desktopin tuaj, i cili është i hapur te kodi të cilin e keni skenuar, klikoni Next. Do të ju kërkojë ta shkruani kodin, të cilin tani mund ta pranoni në telefonin tuaj dhe ta shkruani në llogarinë tuaj në Google.

10

Klikoni te Verify, pastaj Done dhe autentifikimi juaj i dyfishtë është gati.

Kur të kyçeni përsëri nga ndonjë pajisje e tretë, autentifikimi i dyfishtë do të funksionojë asisoji që pasi ta keni shkruar adresën dhe fjalëkalimin, do të ju duhet ta shkruani edhe kodin të cilin do ta pranoni duke hyrë në aplikacionin mobil Authy dhe kodin do ta keni të gatshëm. Duhet ta keni parasysh se në këtë aplikacion kodi fshihet shpejt, dhe nëse nuk e shkruani në kohën e paraparë do të duhet ta shkruani një kod tjetër i cili do të ju shfaqet pas rifreskimit të aplikacionit.

 

Llogaria në Facebook

Për ta aktivizuar autentifikimin e dyfishtë në Facebook, ju duhet të shkoni te Settings të profilit tuaj, dhe pastaj të klikoni te pjesa Security and Login.

11

Nën opsionin Login Approvals, klikoni te Edit. Do të ju pyesë nëse dëshironi që përmes kodit të sigurisë të futeni në llogarinë tuaj nga pajisjet e huaja. Klikoni se pajtoheni dhe ruani ndryshimet.

12

Do të ju hapet dritatja ku do të ju shpjegohet se çka është Login Approvals. Klikoni te Get started. Do të ju kërkojë ta shkruani numrin tuaj të telefonit, nëse deri më tani nuk e keni dhënë numrin tuaj në Facebook, dhe pastaj me SMS do të ju dërgohet kodi. Pasi e pranoni kodin, e shkruani dhe klikoni te Continue.

13

Pasi klikoni te Continue, do të ju tregohet se vendosja e autentifikimit të dyfishtë është kryer. Saherë që kyçeni nga ndonjë pajisje e huaj, Facebook do të ju kërkojë ta shkruani kodin të cilin e pranoni automatikisht në numrin tuaj të telefonit. Kjo është mënyra për ta bërë autentifikimin e dyfishtë që përmes porosisë SMS do të ju vinte në numrin e telefonit të cilin e keni dhënë.

Llogaria në Instagram

Nëse doni të vendosni autentifikimin e dyfishtë duke përdorur një aplikacion të jashtëm si Duo Mobile apo Google Authenticator, duhet ta aktivizoni manualisht autentifikimin e dyfishtë në profilin tuaj në Instagram.

Hyni në profilin tuaj në Instagram, klikoni në cepin e sipërm të djathtë, ku gjenden tri vija njëra poshtë tjetrës, dhe klikoni te Settings, pastaj Security, dhe më pas Two-Factor Authentication. Klikoni te Get started dhe zgjedhni mënyrën se si dëshironi të vendosni autentifikimin e dyfishtë - përmes mesazhit SMS (Text message) apo përmes një aplikacioni të jashtëm (Authentication app). Klikoni te Authentication app, dhe nëse tashmë nuk keni të instaluar ndonjë aplikacion të jashtë, bëjeni këtë . Hapat e instalimit të aplikacionit të jashtëm Authy mund t'i ndiqni në pjesën Si të aktivizoni 2FA në llogaritë në Google. Të gjitha aplikacionet e jashtme instalohen pothuajse njëjtë, dhe mund t'i gjeni edhe në Play Store.

Pas instalimit të aplikacionit, kopjoni çelësin i cili ju ka ardhur brenda Instagramit, dhe futeni në aplikacionin e jashtëm (psh. në Duo Mobile apo Google Authenticator). Rekomandohet që këtë çelës ta ruani edhe diku tjetër ose ta fotografoni, sepse pasi t'i bëni rregullimet nuk do të keni më mundësi t'i qaseni këtij çelësi. Pasi profili juaj në Instagram lidhet me një aplikacion të jashtëm, kopjoni kodin gjashtëshifror (te aplikacionet e jashtme gjithmonë janë gjashtë numra) që ju shfaqet brenda aplikacionit. Kthehuni te profili juaj në Instagram, klikoni te Next, shkruajeni kodin e kopjuar për të përfunduar procesin e autentifikimit të dyfishtë.

Nëse keni profil në Instagram në shumë pajisje, do të mjaftojë t'i kaloni këto hapa vetëm një herë, dhe do të keni mundësi të përdorni kodin nga një aplikacion i jashtëm i pajisjes suaj celulare me të cilën për herë të parë e keni lidhur profilin në Instagram.

Mbani mend se ekziston dallimi ndërmjet çelësit të Instagram-it të cilin ju kemi rekomanduar ta ruani edhe në një vend tjetër dhe kodit kohëshkurtë te aplikacioni i jashtëm. Çelësi i Instagram-it është çelësi i cili ju nevojitet kur manualisht aktivizoni autentifikimin e dyfishtë në pajisje dhe mund të përdoret për vendosjen e autentifikimit të dyfishtë në më shumë pajisje. Kodi kohëshkurtë është kod gjashtëshifror i sigurisë të cilin e përdorni për verifikim dhe hyrje në profil.

 

Shpresojmë se ky tutorial ju ka ndihmuar të aktivizoni autentifikimin e dyfishtë dhe kështu t'i mbroni më shumë llogaritë tuaja.

Ocijenite kvalitet članka