Si të krijoni vizualizime të gjalla në Flourish

27.07.2020. / 14:33
Autor/ica
Share
fsf
fsf

Të vetëdijshëm për ndryshimet të cilat i solli pandemia e koronavirusit, dhe me synimin që të mundësojë shpalosjen më të shpejtë të të dhënave, ekipi Flourish me datën 21.7. publikoi ndryshimet më të reja të bëra në korrik. Këto karakteristika kanë të bëjnë me punën më të lehtë me të dhënat, paramterat e ri të vizualizimit (heatmaps) si dhe me një varg avancimesh të tjera duke përfshirë edhe logun e ndryshimeve ku mund t'i shihni të gjitha ndryshimet e bëra deri më sot.

Ndryshimi më i spikatur për të gjithë data gazetarët të cilët përpiqen t'i paraqesin të dhënat në mënyrë të drejtpërdrejtë – qoftë nëse bëhet fjalë për të dhënat zgjedhore qoftë për ato rreth pandemisë – janë vizualizimet e gjalla. Ky ndryshim i prek të gjithë përdoruesit e planeve Newsroom, Business Pro i Enterprise. Meqë kjo do t'ua lehtësojë shumë punën redaksive të cilat janë të abonuara në planin Newsroom, ju paraqesim një udhëzim të shkurtë se si të filloni me këtë element të ri.

Çka janë vizualizimet e gjalla

Vizualizimet e gjalla (live visualisations) nënkuptojnë që më nuk keni nevojë të fusni një fajl të posaçëm CSV në llogarinë tuaj në Flourish, por se të dhënat mund t'i merrni nga ndonjë fajl tjetër CSV i cili përditësohet vazhdimisht dhe është i vendosur në serverët tuaj, në faqet zyrtare të statistikave shtetërore, apo ndonjë CSV i cili automatikisht gjeneron ndonjë API ose ndonjë vegël të tretë si Google Sheets. Kjo do të thotë se ju tani mund të krijoni grafikonë, harta dhe vizualizime të tjera të cilat përditësohen automatikisht dhe publikohen nëse vjen deri te ndonjë ndryshim i të dhënave. Kjo ka të bëjë me të dhënat zgjedhore, apo siç kemi thënë më parë – me të dhënat për pandeminë COVID19. Ky parametër ju mundëson gjithashtu përdorimin e një burimi të dhënash për disa vizualizime Flourish. Ndërlidhja me Google Sheets ju mundëson t'i lidhni burimet në të cilat është aplikuar ndonjë formulë. 

Hapat e parë

dddddddddddd

Nëse keni ndonjërën prej llogarive të lartcekura, parametrin e ri mund ta gjeni në menunë rënëse afër butonit për vendosjen e fajlit me të dhëna (upload data file). Zgjedhni opsionin Import from URL dhe do t'ju hapet dritarja e re ku do të mund ta ngjitni URL-në e cila ju çon te burimi juaj i të dhënave. Nëse përdorni Google Sheets, do t'ju duhet ta publikoni burimin tuaj me anë të menusë File në Google Sheet, te opsioni Publish to web. Kështu do t'ju jepet një link publik të cilin do ta ngjitni në dritaren Flourish. Pasi t'i futni të dhënat, ju do t'i shihni ato por nuk do të mund t'i ndryshoni ato në Flourish por këtë do të duhet ta bëni në burimin e të dhënave. Natyrisht, është lënë edhe opsioni që në çdo moment vizualizimin tuaj ta ndani nga burimi dhe t'i përpunoni të dhënat të cilat i keni të lidhura përmes opsionit unlink.

Ripublikimi automatik

okiu

Ripublikimi automatik (republish) është opsioni i cili ju mundëson që Floursh-it t'i jepni opsionin të kontrollojë kohë pas kohë nëse ka pasur ndryshime të të dhënave, dhe nëse po, t'i tërheqë ato dhe ta ripublikojë vizualizimin me të dhënat e reja. Karakteristikë e mirë është se zgjidhja të cilën e ofron Flourish bën që vizualizimi të mos zhduket pavarësisht nëse ekziston apo jo informacioni në internet.  Të dhënat që janë grumbulluar njëherë do të shpalosen si duhet. Gjithashtu, këto kontrollime të të dhënave nuk varen nga numri i personave të cilat e vizitojnë vizualizimin tuaj që nuk do të shkaktojë probleme të mundshme teknike në rast se vizualizimi juaj ka numër të madh shikimesh. Ky opsion nuk është i mundur për vizualizimet të cilat janë të mbrojtura me fjalëkalim.

Natyrisht, nëse nuk e dëshironi këtë opsion, atë mund ta shkyçni, por në këtë rast do t'ju duhet t'i përditësoni dhe t'i ripublikoni të dhënat në mënyrë manuale.  

Të gjitha rifreskimet i sjellin disa risi Floursh-it i cili tashmë u mundëson shumë partnerëve të programit BMAP ta informojnë më mirë publikun e vet për pandeminë aktuale dhe për zgjedhjet të cilat po mbahen sivjet në rajonin tonë.

Ocijenite kvalitet članka