Si të titroni videot në Youtube

30.03.2022. / 08:45
Autor/ica
Share
youtube add subtitle
youtube add subtitle

Titrat i bëjnë videot të qasshme për publikun e gjerë. Rreth 5% e popullsisë globale, që është mbi 466 milionë njerëz në mbarë botën, ka një shkallë të caktuar të humbjes së dëgjimit. Asnjëri nga këta njerëz nuk mund t'i shijojë plotësisht videot tuaja në Youtube, përveç nëse u shtoni titra. Titrimi i videove është gjithashtu i rëndësishëm për inkluzivitetin e përmbajtjes suaj.

Titrat e mbyllura sigurojnë "përvojë ekuivalente" për njerëzit që nuk mund ta dëgjojnë zërin, me kusht që titrat të janë të sakta, të lexueshme dhe të sinkronizuara me videon tuaj. Qasja më e mirë në video do të thotë më shumë shikues potencialë.

Shikueshmërinë mund ta rrisni tutje duke i përkthyer titrat në gjuhë të tjera. Titrat shumëgjuhëshe tërheqin publikun që nuk flet gjuhën e videos suaj në Youtube. Nëse përfshini më shumë gjuhë, videot tuaja do të kenë dobi të dyfishtë SEO meqë ato do të indeksohen në çdo gjuhë që ju përfshini.

Fjalët kyç nuk janë thelbësore vetëm për përmbajtjen e shkruar. Ato janë po aq të rëndësishme edhe për videot. Krejt teksti i cili hapet bashkë me videon tuaj në YouTube i ndihmon rangimit të videos suaj në makina kërkimi. Nëse në titull dhe në përshkrimin e videos përfshini fjalë të popullarizuara, videoja juaj do të rangohet më mirë kur njerëzit i kërkojnë ato fjalë kyç. Po kështu, titrat u shtohen videove në formatin tekstual (.srt). Pra, titrat gjithashtu i ndihmojnë rankimit tuaj SEO.

Sipas studimit të Ofcomit britanik, 80% e njerëzve që shikojnë video me titra nuk janë të shurdhër apo me dëgjim të dëmtuar. Një nga arsyet kryesore të përdorimit të titrave është mjedisi ku njerëzit i shikojnë ato video. Arsyeja për këtë është se videot sot shikohen nga vende të ndryshme, e nganjëherë është e pamundur të lëshohet volumi, dhe shikuesit vendosin ta shikojnë videon pa zë. Në këto raste, titrat bëhen të domosdoshme. Titrat përmirësojnë kohën e shikimit dhe angazhimin me videot tuaja.

Si të shtoni titra në YouTube

Ekzistojnë disa opsione për të shtuar titra: bartja paraprake e fajlit të shkruar, përdorimi i sinkronizimit automatik, shkrimi me dorë apo përdorimi i përkthimit automatik.

Bartja paraprake e fajlit të shkruar

Bartja e fajlit që përmban atë që është thënë në video është njëra nga mënyrat për t'i shtuar titra videos.

Këtë do ta bëni si në vijim:

1. Hyni në llogarinë tuaj në YouTube Studio.

2. Shkoni te Titrat, që gjenden në shiritin e majtë anësor.

3. Klikoni videon që dëshironi të redaktoni.

4. Zgjidhni Shto gjuhën dhe zgjedhni gjuhën e preferuar.

5. Te Titrat klikoni Shto.

6. Zgjidhni Upload file.

7. Para se të zgjidhni Vazhdo, zgjedhni With timing apo Without timing.

8. Zgjidhni fajlin që dëshironi ta bartni.

9. Klikoni Ruaj draftin apo Publiko.

via GIPHY

Sinkronizimi automatik

Sinkronizimi automatik ju mundëson të shkruani përnjëherë transkriptin, dhe pastaj transkripti sinkronizohet automatikisht me kohën e videos suaj.

1. Shkoni në YouTube Studio dhe zgjidhni Titrat në shiritin e majtë anësor.

2. Zgjidhni videon tuaj nga lista, pastaj klikoni Shto që gjendet poshtë titrave.

3. Në menynë kërcyese, zgjidhni Sinkronizimi automatik.

4. Shkruani tërë transkriptin e videos suaj në kornizën për tekst në anën e majtë apo klikoni në tri pikat pranë Edit timings dhe zgjdhni Bart fajlin.

5. Pasi të keni shtuar tekstin apo bartur fajlin, zgjidhni Edit timings.

6. Klikoni Ruaj dhe mbyll.

via GIPHY

Ajo që është e rëndësishme të theksohet për shtimin automatik është se nuk është në dispozicion për zonën tonë gjuhësore, dhe nuk do t'ju ofrojë fare opsionin për të klikuar.

Shkrimi me dorë

1. Hyni në llogarinë tuaj në YouTube Studio.

2. Zgjidhni Titrat në shiritin e majtë anësor.

3. Zgjidhni videon e dëshiruar.

4. Klikoni Shto te Titrat.

5. Zgjedhni Llojin manual.

6. Lëshoni videon dhe shkruani titrat duke përshtatur shenjat kohore sipas nevojës.

7. Zgjidhni Publiko kur të jeni gati.

Përkthimet automatike

YouTube shton titra automatike të përcaktuara si të gjata dhe të shkurtra. Vetëm kini parasysh se kjo veçori është e kufizuar në 13 gjuhë.

Titrat automatike gjithashtu futen për live streaming. Por, kjo kufizohet për transmetimet në anglisht për ata që kanë mbi 1000 abonentë.

Pas gjenerimit, ju mund të vazhdoni t'i shikoni titrat automatike dhe të bëni ndryshimet e nevojshme:

1. Hyni në llogarinë tuaj në YouTube Studio.

2. Zgjidhni Titrat në shiritin e majtë anësor.

3. Zgjidhni videon që dëshironi ta shikoni.

4. Në pjesën Titrat, klikoni në tri pika pranë videos që dëshironi të shikoni apo të redaktoni.

5. Shikoni titrat automatike dhe sipas dëshirës redaktoni apo hiqni pjesë të titrave automatike.

Nëse dalloni shumë gabime në titra automatike, ekzistojnë disa arsye kryesore përse ka mundur të ndodhë kjo, e këtyre mund t'u kushtoni kujdes kur të krijoni titra në të ardhmen:

  • Titrat ende nuk janë në dispozicion sepse në videon tuaj ka zë kompleks
  • Gjuha në video nuk mbështetet për titra automatike
  • Videoja është shumë e gjatë për titra automatike
  • Cilësia e zërit është e dobët apo YouTube nuk e dallon të folurën
  • Periudhat e gjata të heshtjes në fillim të videos pengojnë punën e titrave automatike
  • Në video ka më shumë folës me biseda të ndërthurura

Ekziston një mënyrë për të automatizuar pjesërisht krijimin e titrave për YouTube dhe video servise të tjera. Një nga ato mënyra është të përdorni shërbime për transkriptim automatik siç është Volcomatic i cili mbështet shumicën e gjuhëve në Ballkanin Perëndimor.  Këto servise së paku në një moment duhet t'i paguani, por gjithsesi ju kursejnë kohën.

Gazetaria sot nuk mund të imagjinohet pa rrjetet sociale që përfshijnë kanale të rëndësishme për komunikim dhe plasim të përmbajtjes. YouTube është padyshim ndër platformat më të rëndësishme për postimin e video përmbajtjeve të mediave.

Çdo ditë, publiku shikon mbi një miliard orë video në YouTube dhe gjeneron miliarda shikime. Shumica e përdoruesve në YouTube i përkasin grupmoshës nga 15 deri në 35 vjeç dhe mbi 70% e kohës së shikimit në YouTube vjen nga pajisjet mobile. Gjatësia mesatare e videove është 12 minuta. Të gjitha këto janë statistika shumë të rëndësishme që mund të jenë të dobishme për çdo media të cilat duhet të nxjerrin përfitimet nga YouTube për të tërhequr publik të ri. E duke titruar videot që plasoni në këtë platformë ju mund të dyfishoni publikun tuaj.

Ocijenite kvalitet članka