Tutorial: Si të përdorni Google Forms për anketimin e publikut

10.11.2020. / 08:19
Autor/ica
Share
Tutorial: Si të përdorni Google Forms për anketimin e publikut
Tutorial: Si të përdorni Google Forms për anketimin e publikut
Tutorial: Si të përdorni Google Forms për anketimin e publikut

Mediat çdo ditë realizojnë hulumtime të ndryshme të opinionit publik, qoftë ndonjë hulumtim të vogël apo ndonjë hulumtim të gjerë ku përfshihen shumë respondentë. Hulumtimet e opinionit publik janë pjesë përbërëse e profesionit të gazetarit.

Anketat janë mënyrë e shpejtë për matjen e opinionit publik dhe mund të kenë synime të ndryshme. Ato janë shumë të mira sepse mundësojnë angazhimin e publikut tuaj me përpjekje minimale. Mediat shumë lehtë mund të krijojnë anketa dhe kështu t'i përfshijnë lexuesit e tyre në krijimin e përmbajtjes mediale.

Ekzistojnë shumë mënyra për krijimin e formularëve të tillë, e sot në tutorialin tonë po ju paraqesim formularët e Google-it. Google forms janë falas, të thjeshta për krijimin e anketave, ndërsa për shpërndarjen e tyre, ato mund t'i dërgoni me email, me link, apo t'i ngjitni në uebfaqen tuaj që lexuesit tuaj të mund t'i plotësojnë anketat drejtpërdrejt.

Shikoni në video se si duket përgatitja e anketës në Google forms.

Ocijenite kvalitet članka