Ftesë për Webinar 2.0: Siguria digjitale e gazetarëve dhe mbrojtja gjatë punës nga shtëpia

02.11.2020. / 15:00
Share

Javën e kaluar keni pasur mundësinë të dëgjoni një ligjëratë hyrëse mbi rëndësinë e sigurisë digjitale për gazetarët. Marija Herceg, eksperte e IT-së në kuadër të BMAP USAID,  në dyzet minuta paraqiti forma të ndryshme të sulmeve digjitale, duke filluar nga ransomware, phishing e deri te metodat më komplekse të sulmit. Në këtë link mund të shikoni tërë webinarin.

Këtë të enjte duke filluar nga ora 15:00 do të vazhdojmë të flasim më hollësisht për rëndësinë e vëmendjes te siguria digjitale e gazetarëve dhe për rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për një mbrojtje më të mirë.

Në webinarin e dytë, Marija do t'ju shpalosë më hollësisht metodologjinë SAFETAG, do të flasë për politikat e sigurisë brenda redaksive dhe procesin e mbrojtjes gjatë punës nga shtëpia.

Regjistrohuni në webinar duke plotësuar këtë formular që të mund të merrni pjesë drejtpërdrejt në bisedë. Gjuha e webinarit do të jetë BHSCG, dhe do të ketë përkthim simultan në shqip dhe maqedonisht. Webinarin gjithashtu do të mund ta ndiqni në kanalin Youtube dhe Facebook të Balkansmedia.org, por për shkak të kufizimit të transmetimit direkt nuk do të mund të keni përkthim, andaj ju sugjerojmë të kyçeni përmes linkut në Zoom nëse keni nevojë për përkthim. Nëse nuk arrini të merrni pjesë në bisedë në këtë datë, pas webinarit videoja do të jetë në dispozicon në tri gjuhë.

Ocijenite kvalitet članka