Mjetet dhe strategjitë për tërheqjen e publikut më të ri

29.03.2019. / 14:19
Share
Dusan Masic, BBC World Service
Dusan Masic, BBC World Service
Dusan Masic, BBC World Service

Dusan Masic, BBC World Service Business Development Manager shtjellon tërë strategjinë e tërheqjes së publikut të ri në mediumin e tij, përmes analizës së detajuar të nevojave të publikut sipas grupmoshës. Duke qenë se brezat e rinj më shumë kohë kalojnë me tabletë dhe telefona të mençur, në moshën prej 16-24 vjeç është shënuar rënie e shikueshmërisë së programit televiziv në përgjithësi. Por, televizioni mbetet medium dominues. Mesatarisht, më shumë se 1 aparate televizive ka në çdo shtëpi në Serbi. Për t’i tërhequr sërish të rinjtë, është bërë para së gjithash analiza e nevojave të të rinjve, gjegjësisht janë pyetur se ç’është ajo që të rinjve u pëlqen të shikojnë dhe si i trajtojnë ata informacionet të cilat i marrin përmes mediave tradicionale. Përfundimi ishte se çdoherë e më pak të rinj u besojnë atyre informacioneve dhe çdoherë e më shumë vetë kërkojnë përgjigje të pyetjeve që u interesojnë. Teknologjitë moderne, si dhe ueb faqet aktuale, siç është Google dhe Facebook janë „armiq“ më të mëdhenj të televizionit. Japin teknologji e marrin përmbajtje. Për shkak të krejt kësaj, nevoja e përgjithshme për lajme është e segmentuar në gjashtë pjesë për t’u realizuar përmbajtja e cila do ta tërheqë publikun karshi programit televiziv si burim i informimit.

Ocijenite kvalitet članka
Prijavi se
Vrijeme održavanja