Tranzicioni në redaksinë konvergjente: veglat dhe strategjitë

29.03.2019. / 16:32
Share
Tatjana Sekulić, N1 (BiH)
Tatjana Sekulić, N1 (BiH)
Tatjana Sekulić, N1 (BiH)

Tatjana Sekulic, producentja ekzekutice për multimedia pranë televizionit N1 në Sarajevë në paraqitjen e saj ka folur për konvergjencën e mediave, dhe përgjithësisht për mënyrën e drejtimit të multimediave në televizion. Teknologjitë e reja kërkojnë mënyra të reja të qasjes dhe të plasimit të informacionve. Gazetarët deri dje kanë punuar vetëm punën e tyre konkrete e sot bëjnë edhe punë të tjera për të cilat trajnohen që vetë ta kryejnë të gjithë detyrën. Multitasking-u është çdoherë e më i popullarizuar në media, me çka vjen deri te zvogëlimi i numrit të nevojshëm të të punësuarve, dhe rrjedhimisht edhe te zvogëlimi i kostove. Tatjana ka folur edhe  për marrëdhëniet në redaksi, për proceset e gazetarisë në përgjithësi si dhe për atë se si të menaxhohet me njerëz që punojnë në redaksi. Domosdoshmëria e sigurimit të kushteve themelore e cilësore të punës në redaksi, duke përfshirë të hyrat, lidhet me funksionimin funksional të redaksisë dhe me rritjen e motivimit të gazetarëve për t’i kryer detyrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.   

Ocijenite kvalitet članka
Prijavi se
Vrijeme održavanja