Webinar: Siguria digjitale dhe sulmet ndaj gazetarëve

22.10.2020. / 11:40
Share
Webinar: Digitalna sigurnost i napadi na novinare/ke
Webinar: Digitalna sigurnost i napadi na novinare/ke
Webinar: Digitalna sigurnost i napadi na novinare/ke

Siguria digjitale e redaksive të mediave por edhe të gazetarëve është qenësore. Vëmendja e shtuar karshi sigurisë në rrafshin online është më se e nevojshme.

Vetëdija lidhur me ekzistencën e rrezikut dhe rëndësinë e mbrojtjes do të thotë gazetari më e sigurtë. 

Prandaj ju ftojmë të na bashkëngjiteni të enjten, me datën 29.10. në orën 15:00 në webinarin 40-minutësh në të cilin Maria Herceg, eksperte e IT-së, do të flasë për sigurinë digjitale dhe krejt çka ajo mbulon. Me shembuj bashkëkohorë të sulmeve ndaj redaksive dhe gazetarëve, ajo me ilustrime do të shpjegojë rëndësinë e fokusit te siguria digjitale. Po kështu, ajo do t'i prekë disa pika të metodologjisë SAFETAG dhe sa e rëndësishme është ajo për vlerësimin e rrezikut nga sulmet digjitale dhe parandalimin e tyre.

Regjistrohuni në webinar duke plotësuar këtë formular që të mund të merrni pjesë drejtpërdrejt në bisedë. Gjuha e webinarit do të jetë BHSCG, dhe do të ketë përkthim simultan në shqip dhe maqedonisht. Webinarin gjithashtu do të mund ta ndiqni në kanalin Youtube dhe Facebook të Balkansmedia.org, por për shkak të kufizimit të transmetimit direkt nuk do të mund të keni përkthim, andaj ju sugjerojmë të kyçeni përmes linkut në Zoom nëse keni nevojë për përkthim. Nëse nuk arrini të merrni pjesë në bisedë në këtë datë, pas webinarit videoja do të jetë në dispozicon në tri gjuhë.

Ocijenite kvalitet članka